2017-01-30 13:17:00

Vizita ad limina apostolorum e ipeshkvijve të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Kosovës në Vatikan


Vizita ad limina apostolorum e ipeshkvijve të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Kosovës në Vatikan

Fluksi i emigrantëve, pajtimi dhe situata e Kishës në rajonin e Ballkanit, konkretisht në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e Kosovë. Këto disa nga temat që ishin në qendër të vizitës “ad limina apostolorum”, të ipeshkvijve katolikë të ‘Konferencës ipeshkëvnore ndërkombëtare Shën Çirili e Matodi’ (Ceicem) që mbledh ipeshkvijtë e dioqezave katolike të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Kosovës, të cilët sot paradite, në Pallatin Apostolik në Vatikan, u pritën në audiencë nga Papa Françesku. Ndër ipeshkvijtë e kësaj Konference ndërkombëtare episkopale, që filluan sot vizitën ad limina apostolorum në Vatikan, janë kryeipeshkvi i Tivarit të Malit të Zi, imzot Rrok Gjonlleshaj, për të cilin është vizita e parë ad limina, dhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji.

Mbi rëndësinë e kësaj vizite, në mikrofonin e Radio Vatikanit presidenti i Konferencës së Shën Çirilit e Metodit, imzot Ladislav Nemét, ipeshkëv i dioqezës së Zrenijaninit.

Pa dyshim, është një rast për përforcimin e fesë sonë e të bashkimit kishtar, posaçërisht të bashkimit me Kishën e Romës, me ipeshkvin e Romës, me Atin e Shenjtë Françesku.

Në Serbi, Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni – ku katoliken janë pakicë – bashkëjetesa e dialogu janë udhë të domosdoshme. Si vijon kjo udhë e dialogut?

Për sa i përket Serbisë, bashkëpunimi e marrëdhëniet ekumenike ndërmjet Selisë së Shenjtë e Kishës ortodokse serbe autoqefale janë shumë të mira. Në nivelin më të ultë, përkundrazi, bashkëpunimi është mjaft i vështirë. Ka kontakte, por janë krejtësisht personale. Në Kosovë është domethënës (rëndësishëm) dialogu ndërfetar, sepse katolikët jetojnë në ndërmjet myslimanëve. Në Mal të Zi e në Maqedoni është vështirë edhe për Kishën katolike të mbash marrëdhënie me Kishës ortodokse zyrtare e edhe me dy Kishat ortodokse që janë duke lindur me ndihmën e madhe shtetërore.

Në këto shtete, një tjetër çështje themelore është ajo që lidhet me emigracionin....

Kisha është shumë e pranishme në këtë fushë. Problemi i emigracionit kanë të bëjë më shumë me Maqedoninë e Serbinë. Kohëve të fundit, që kur komuniteti evropian e Gjermania, në mënyrë të veçantë, kanë bërë presion për marrëveshjen me Turqinë, numri i emigrantëve është zvogëluar vërtetë shumë: tani numëron me qindra, ndërsa para dy vjetësh ishin me mijëra në ditë.

Kohëve të fundit i keni propozuar Selisë së Shenjtë ndarjen e Konferencës ndërkombëtare “Shën Çirili e Matodi’ në Konferenca kombëtare. Pse?

Për shkak të dallimeve të mëdha ndërmjet Shteteve. Jo aq pse e lidhjen me gjuhën. Kemi katër shtete me ligje të ndryshme: vetëm në Serbi kemi të drejtën për të mësuar religjionin në shkollat fillore e edhe në ato të larta. Gjithnjë në Serbi, gjenden 90% e katolikëve të tërë Konferencës së ‘Shën Çirili e Matodit’. Për sa i përket Malit të Zi, qeveria ka firmosur me Selinë e Shenjtë një marrëveshje bazë të përgjithshme. Në shtetet tjera, përkundrazi, nuk ka marrëveshje të ngjashme. Edhe ky është një dallim i madh.

Cilat janë sfidat, perspektivat kryesore për Konferencës tuaj?

Ta ruajmë frymën e bashkëpunimit ndërmjet katër shteteve: pavarësisht nga fakti se i kemi kërkuar Selisë së Shenjtë ta ndajë Konferencën ‘Shën Çirili e Matodi’, ne punojmë së bashku deri atëherë kur Selia e Shenjtë nuk do të japë një përgjigje në këtë drejtim. Prioriteti dytë është ai i përforcimit të pranisë sonë në këto katër shoqëri të ndryshme. Akoma është larg pajtimi pajtimi ndërmjet kroatëve e serbëve, ndërmjet shqiptarëve e serbëve...Ka probleme të mëdha e sfida të mëdha e mund të japim vërtetë një kontribut shumë pozitiv, edhe sipas Atit të Shenjtë, që po bën kaq shumë për paqen në botë.








All the contents on this site are copyrighted ©.