2017-01-28 16:33:00

Papa: jeta e rregulltarëve të jetë profetike, jo mondanitetit e relativizmit


Të mposhtët “logjika e mondanitetit” dhe “kultura e së përkohshmes”. Kështu pohoi mes tjerash Papa Françesku, në audiencën e së shtunës së kaluar, me pjesëmarrësit e Plenares së Kongregatës së Selisë së Shenjtë për Institutet e Jetës së Shuguruar, Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, . Ati i Shenjtë Bergoglio nënvizoi se rregulltarët, pra njerëzit e përkushtuar e të shuguruar, duhet ta mbajnë përherë të fortë “freskinë dhe risinë e Jezusit si qendër e jetës”.

Sot “besnikëria është në provë”. Papa Françesku e preku menjëherë thelbin e çështjes, e nënvizoi se statistikat tregojnë për një “hemorragji” që “e dobëson jetën rregulltare, jetën e përkushtuar dhe vetë jetën e Kishës”.

Këto braktisje që ndodhin në jetën rregulltare, pranon Papa , “na shqetësojnë shumë” dhe pyet se çfarë ka ndodhur. Parasë gjithash, përgjigjet, janë faktorët që karakterizojnë ndryshimin e epokave, e sot ne jetojmë të zhytur në të ashtuquajturën ‘kulturën e fragmentimit’, dhe ‘kulturën e së përkohshmes’, në një ambient që ka një stil jete që të bënë skllav të modave të momentit, e kështu në një farë mënyre edhe stili i jetës rregulltare ndjehet i “ kushtëzuar në besnikërinë” e vet.

Në komunitetet rregulltare, pohoi Papa Françesku, “pranë shumë shembujve pozitiv  të shenjtërisë, nuk mungojnë as kundër-dëshmitë që e bëjnë besnikërinë edhe më të vështirës”. Prandaj, tha Papa Françesku, për t’iu shmangur rreziqeve, duhet pasur kujdes e duhet kultivuar në mënyrë të veçantë jeta vëllazërore në komunitete”, e cila vazhdimisht duhet të “ ushqehet nga lutja e përbashkët komunitare, nga leximi dhe meditimi i Fjalës së Zotit, nga pjesëmarrja aktive në sakramentet e Eukaristisë e të Pajtimit, nga dialogu vëllazëror e nga komunikimi i sinqertë ndërmjet anëtarëve të komunitetit, nga korrigjimi vëllazëror, nga mëshira e mirësia ndaj vëllait a motrës që mëkatënon, nga bashkëndarja e përgjegjësisë””. “E tërë kjo – theksoi Papa Bergoglio – duhet shoqëruar nga gëzimi i dukshëm i dëshmisë së një jete të thjeshtë pranë të varfërve e nga misioni që privilegjon periferitë e jetës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.