2017-01-28 15:51:00

Papa Françesku konfirmon emërimin e kardinajve në dikastere të ndryshme të Kuries Romake


Ati i Shenjtë Françesku ka konfirmuar në detyrat përkatëse disa kardinaj në dikasteret e Kuries romake si: Blase Joseph Cupich, Kryeipeshkëv i Çikagos, në Kongregatën e Selisë së Shenjtë për Ipeshkvijtë; Dieudonné Nzapalainga, Kryeipeshkëv i Bangui, në Kongregatën për Ungjillëzimin e Popujve; Joseph William Tobin, Kryeipeshkëv i Newark, në Kongregatën për Institutet e Jetës së Shuguruar e Shoqëritë e Jetës Apostolike; Carlos Aguiar Retes, Kryeipeshkëv i Tlalnepantla, në Këshillin Papnor për Dialogun Ndërfetar.








All the contents on this site are copyrighted ©.