2017-01-27 17:36:00

Shenjtorët e javës 29 janar – 5 shkurt


E diel 29 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e IV të kohës gjatë vitit liturgjik, gjithnjë më 29 janar, kalendari kishtar përkujton shën Kostancin nga Perugja.

Të hënën më 30 janar, kalendari kishtar përkujton shën Martinën, martie; shën Jaçintën Marescotti, virgjër romake.

Të martën më 31 janar, kalendari kishtar kujton shën Gjon Boskon, meshtar e themelues i Salezianëve, atë e mësues i të rinjve.

Të mërkurën më 1 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Ludovikën, vejush romake; shën Brigjidnën, abatësh në Irlandë;

Të enjten më 2 shkurt, Kisha katolike kremton festën e ‘Paraqitjes së Zotit në tempull’, është festa e Krishtit “dritë e popujve” dhe e takimit të Mesisë me popullin e vet në Tempullin e Jerusalemit.

Të premten më 3 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Vlashin, ipeshkëv i Sebastës e martir; shën Ansfarin (Oskarin), ipeshkëv i Hamburgut e Bremës, apostull i Skandinavisë.

Të shtunën më 4 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Eutikin, martin; shën Gilbertin; shën Jozefin nga Leonesa, meshtar kapuçin.

Të dielën e ardhshm më 5 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën V gjatë vitit kishtar, gjithnjë më 5 shkurt, kalendari përkujton edhe shën Agen, virgjër e martire nga Katania.








All the contents on this site are copyrighted ©.