2017-01-27 16:48:00

Prishtinë: Rivendosja e Paqes arrihet përmes mospërdorimit të dhunës


Papa kërkon ta ndërtojmë botën me revolucionin e mospërdorimit të dhunës. Kisha katolike e Kosovës prezantoi, të enjten më 26 janar, Mesazhin e Paqes për 2017 të Papa Françeskut që ka për temë ‘Mospërdorimi i dhunës, stil politikës për paqen’. Sipas njoftimit për media nga Kuria e Ipeshkvit të Kosovës, prezantimi u bë dje në ora 12.00 pranë selisë së ipeshkvit, në Prishtinë. Kujtojmë se në mesazhin e tij për Ditën e 50-të Botërore të Paqes, kremtuar më 1 janarin e kaluar, Papa Françesku u drejtohet të gjithë njerëzve vullnetmirë, duke nënvizuar se mospërdorimi i dhunës, është stil jete, që duhet bërë karakteristik për vendimet tona, duke nisur nga marrëdhëniet në familje, tek ato ndërmjet shteteve, prandaj të gjithë janë të thirrur të ndërtojnë një botë të çliruar nga dhuna.

Paraqitja e  mesazhit të Papës në Prishtinë u bë nga don Shan Zefi, Vikar ipeshkëvnor i Kishës së Kosovës, dhe Veton Surroi, publicist, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt..








All the contents on this site are copyrighted ©.