2017-01-25 14:39:00

Shkodra përcolli Willy Kamsin në banesën e mbrame


Me Meshën e dritës dhe ritin e salikimit, kremtuar sot paradite nga imzot Angelo Massafra, Shkodra e Shqipëria, kryedioqeza e Shkodër-Pultit e Kisha katolike, kultura e posaçërisht albanologjia, si dhe diplomacia shqiptare, i dhanë përshëndetjen e fundit Willy Kamsit, njërit nga të mëdhenj e saj të mbramë.

Me një pjesëmarrje korale në ritin prekës të funeralit, shkodranët, bota e kulturës, komuniteti katolik e qytetarët e thjeshtë i dhanë përshëndetjen e fundit Ambasadorit të parë të Shqipërisë pranë Vatikanit, Willy Kamsit, po më tepër të ndjekim njoftimin e koleges sonë Ana Luka...








All the contents on this site are copyrighted ©.