2017-01-23 14:21:00

Papa: kujton Kinën që feston vitin e ri hënor


Papa Françesku, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, dje në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan, kujtoi “miliona burra e gra që përgatitën për të kremtuar vitin e ri hënor më 28 janar, në Lindjen e Largët e në vise të ndryshme të botës.

“U drejtoj përshëndetjen time të përzemërt të gjitha atyre familjeve që përgatitën për të kremtuar vitin e ri hënor më 28 janar – tha Papa Bergoglio – me urimin që të bëhen përherë e më shumë shkollë ku mësohet respekti ndaj tjetrit, ku transmetohet kujdesi për njëri-tjetrin pa asnjë interes. Uroj që gëzimi i dashurisë të përhapet brenda familjeve e prej tyre të rrezatojë në mbarë shoqërinë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.