2017-01-20 15:42:00

Papa dhe presidenti i Paraguajit flasin për demokraci dhe luftë kundër varfërisë


Sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë presidentin e Paraguajit, Horacio Manuel Cartes Jara, që më pas, u takua edhe me autoritetet e tjera të Vatikanit. “Bisedimet, të zhvilluara në një atmosferë të përzemërt – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – vunë në dukje marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Paraguajit. U fol për tema me interes të përbashkët, si zhvillimi i gjithanshëm i njeriut, lufta kundër varfërisë dhe paqja shoqërore. Në këtë perspektivë, u përmend edhe bashkëpunimi i Kishës Katolike e kontributi i saj në fushën shoqërore, formative dhe në ndihmën për nevojtarët. Në vijim të bisedës, u shkëmbyen mendime rreth gjendjes politike e shoqërore rajonale, duke iu referuar veçanërisht zhvillimit të institucioneve demokratike”.








All the contents on this site are copyrighted ©.