2017-01-20 17:20:00

Kongresi i Mëshirës. Kard. Tagle: bamirësi dhe mbrojtje e jetës


Ftesë për vepra mëshire: kardinali Luis Tagle, kryeipeshkëv i Manilës, i nxit 5 mijë pjesëmarrësit në Kongresin IV apostolik botëror të Mëshirës (Wacom4) të jenë bamirës e ta mbrojnë jetën. Kongresi u zhvillua në kryeqytetin e Filipineve, Manila, nga 16 deri më 20 janar.

 “Nuk jeni ju ata, që kryeni vepra mëshire – u tha prelati të pranishmëve – por Jezu Krishti. Prandaj, nuk duhet të mburremi me këto vepra. E vetmja gjë, me të cilën mund të mburremi, është se kemi nevojë për mëshirën e Zotit”. Kardinali Tagle i ftoi pjesëmarrësit të mos kenë frikë e t’ia hapin zemrën Krishtit, në mënyrë që Ai t’ua bëjë atë të denjë për vepra mëshire.








All the contents on this site are copyrighted ©.