2017-01-19 17:14:00

Papa: tweet përurimi për faqen e re web të Akademisë për Jetën


Me urimin e Papës Françesku nisi aktivitetin zyrtar profili Twitter i Akademisë Papnore për Jetën: @PontAcadLife. Profili Twitter – shpjegojnë organizatorët – është vetëm hapi parë i një projekti të ri për komunikim që ka Akademia Papnore për Jetën. Në javët e ardhshme do të përurohet faqja e re e internetit dhe një newsletter e përkohshme, e po kështu do të hapen kanalet You Tube, Flicker e një App. Sot paradite presidenti i Akademisë Papnore për Jetën, imzot Vincenzo Paglia, u prit në audiencë nga Papa Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.