2017-01-18 19:30:00

Tërmeti: gjatë audiencës së përgjithshme të Papës, asnjë alarm


Tre lëkundjet e tërmetit të paradites së sotme, që u dëgjuan deri në Romë, e gjetën Papën Françesku në audiencën e përgjithshme, në Sallën Pali VI në Vatikan. As Ati i Shenjtë e as mijëra besimtarët e pranishëm në audiencë nuk e dëgjuan tërmetin. Papa vijoi rregullisht katekizmin, duke bërë thirrje për bashkimin e të krishterëve. Në fund, përshëndeti delegacionet e pranishme.








All the contents on this site are copyrighted ©.