2017-01-17 13:35:00

Homazhet e Papës Françesku për kardinalin Agustoni


Sot paradite në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku i dha përshëndetjen e fundit kardinalit zviceran Gilberto Agustoni, prefekt nderi i Gjykatës së Lartë Kishtare Apostolike, që ndërroi jetë më 13 janarin e kaluar në moshën 94 vjeç. Riti i salikimeve u kremtua pranë Altarit të Katedrës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan nga kardinali dekan i Kolegjit kardinalor, Angelo Sodano. Në mbarim të Meshës së dritës, Papa Françesku kryesoi ritin e fundit të salikimit - Ultima Commendatio e të Valedictio.

Në homelinë e Meshës, kardinali Sodano kujtoi fenë e gjallë që ka karakterizuar jetën e kardinalit të vdekur: një fe – tha kard. Sodano – që ka ndihmuar të gjithë ata që ka njohur në Romë, ku që nga viti 1950 tërë jetën e vet e kaloi në shërbim të Selisë së Shenjtë: “Gjithnjë duke ruajtur përherë në zemër të vet dashurinë për komunitetin e tij zviceran – përfundoi dekani i Kolegjit kardinalor Sodano –  kardinali Gilberto Agustoni për ne ka qenë gjithmonë shembull i dashurisë së madhe për Kishën e Romës. Tani për të lartohet lutja jonë drejtuar Hyjit, që të jetojë përgjithmonë në paqen e Krishtit!”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.