2017-01-16 17:00:00

Telegram i Papës për aksidentin ajror në Kirgizistan


Papa Françesku është thellësisht i trishtuar për aksidentin ajror të paradites së sotme në Kirgizistan. Një avion u përplas në një fshat pranë aeroportit të Bishkekut, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave, ndër të cilët 13 fëmijë. Në një telegram nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Ati i Shenjtë Bergoglio u shpreh ngushëllimet familjarëve, që kanë humbur të dashurit e tyre, sidomos në zonën e Manas, dhe ia beson shpirtin e të vdekurve mëshirës së Zotit. Papa lutet gjithashtu për të gjithë ata, që po ndihmojnë në kujdesin për të plagosurit e në asistencën e popullsisë. Nga përplasja e avionit u plagosën 12 vetë dhe u shkatërruan 17 shtëpi, 6 prej të cilave u dëmtuan, ndërsa 2 të tjera u dogjën.








All the contents on this site are copyrighted ©.