2017-01-16 14:07:00

Ndihmat e Karitasit për familjet në zonat malore të dioqezës së Sapës


Administratori Dioqezan i Sapës, dom Simon Kulli në bashkëpunim me  Caritasin dioqezan ka mobilizuar gjithë ekipin e këtij organizmi Kishtar dhe vullnetarët për t’iu ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë që po rrezikohen nga të ftohtit dhe mungesa e asortimenteve për mbijetesë, po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit..

                 NDIHMA PËR EMERGJENCAT E DËBORES

Këto ditë të para të Janarit, shumë zona, kryesisht ato të zonave malore po kalojnë momente të vështira për shkak të kushteve atmosferike të motit që ka përfshirë të gjithë vendin dhe rajonin tonë. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, meqenëse një pjesë e mirë e dioqezës së Sapës shtrihet në zonat malore, Administratori Dioqezan i Sapës, dom Simon Kulli në bashkëpunim me  Caritasin dioqezan ka mobilizuar gjithë ekipin e këtij institucioni dhe vullnetarët duke shprehur gatishmërinë për t’iu ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë që po rrezikohen nga të ftohtit dhe mungesa e asortimenteve për mbijetesë.

Ekipi i punës i ngritur pranë Caritasit, duke parë më nga afër situatën e kamofluar nga moti dhe temperaturat e ulëta, gjë të cilat kanë bërë që për shumë familje kjo situatë të mos përballohet nga ana e tyre, ka filluar shpërndarjen e ndihmave  konkrete si miell, ushqime, veshmbathje dhe batanije, në zonat më të prekura si Pukë, Fushë-Arrëz dhe Tropojë.  

Përveç mbështetjes së vazhdueshme që familjet në nevojë kanë pasur, emergjenca e krijuar ka qenë përparësi e punës së Caritasit në këtë fillim të këtij viti. Kjo shpërndarje është arritur edhe falë bashkëpunimit të meshtarëve dhe motrave që shërbejnë në këto zona, të cilët japin të dhënat rreth  familjeve që janë në gjendje më emergjente, ku  bëhet dhe rehabilitimi i duhur. E gjithë puna e këtyre ditëve konkretizohet edhe falë bashkëpunimit mes ekipit të punës së Caritasit, të cilët të ndarë në grupe shkojnë në terren për të kryer misionin humanitar e bamirës, edhe pse shpeshherë në përballje të vështirë me terrenin atmosferik që herë pas herë paraqet edhe rrezikshmëri. Ndihmat do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, për shkak se edhe kushtet amosferike do të vazhdojnë të jenë me intensitet të plotë në pushtetin e temperaturave të ulta, si dhe të dëborës dhe akullit. 








All the contents on this site are copyrighted ©.