2017-01-16 13:57:00

Ipeshkvijtë të krishterëve të Betlehemit: lutuni për shoqëritë tona perëndimore


“Tërë Lindja e Mesme ka etje për mëshirë, izraelitë, palestinezë, të krishterë, myslimanë, hebrenj. Të gjithë kemi nevojë për paqe. Na ndihmoni!”. Kjo thirrja e priftit famullitar të komunitetit kishtar latin të “Lajmërimit” të Zojës në Beit Jala, atë Faysal Hijazeen, drejtuar Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën e Shenjtë (Hlc) që dje, në delegacion, kanë marrë pjesë në Meshën e komunitetit kishtar të “Lajmërimit”.

Mungesa e punës, pushtimi ushtarak izraelit e paqëndrueshmëria politike janë disa nga shkaqet e emigracionit të të krishterëve, problem ky që ndjehet shumë nga Kisha vendore e cila sheh reduktimin e “ngadaltë e të pandalshëm” të besimtarëve të vetë. “Vetëm garancia e një të ardhme më të mirë do të mund t’i ndalë”, pohoi meshtari. E menjëhershme përgjigja e moderatorit të Koordinimit të ipeshkvijve për Tokën e Shenjtë, imzot Declan Lang, i cili, në homelinë e Meshës, duke iu drejtuar besimtarëve të shumtë që e mbushin përplot Kishën, tha: “Jemi këtu për t’u lutur për ju. E do të impenjohemi, posa të kthehemi në shtëpi, për të bërë gjithçka është e mundur që ju të mund të jeni më të lirë”.

Edhe imzot Peter Brucher, ipeshkëv i Rejkjavik e përfaqësues i Konferencës ipeshkëvnore të Shteteve të veriut, ripohoi  impenjimin: “Kemi ardhur në Betlehem jo si dijetarët e lindjes por si barinjtë. Kur të kthehemi do të tregojmë për atë që kemi parë e dëgjuar. Ju falënderoj për fenë që dëshmoni”. “Lutuni për shoqëritë tona perëndimore – u kërkuan dy ipeshkvijtë besimtarëve – të cilat duhet të përballojnë sfida shumë të vështira. Feja juaj për ne është mbështetje”.








All the contents on this site are copyrighted ©.