2017-01-13 12:03:00

Papa: “Të rinj, të buçasë britma juaj për një botë më të mirë”


“Një botë më e mirë ndërtohet edhe falë jush, dëshirës suaj për ndryshim  e bujarisë suaj!”. “Mos kini frikë të zgjidhni rrugë të guximshme, mos ngurroni, kur ndërgjegjja ju kërkon të rrezikoni”. Këtë  kërkon Papa në një letër drejtuar të rinjve të mbarë botës, me të cilën shoqëron dokumentin përgatitor të sinodit kushtuar të rinjve, parashikuar për vitin 2018. Papa pohon dëshirën e Kishës për ta dëgjuar zërin e të rinjve . Prej këndej, ftesa: “Bëni, që zëri juaj të dëgjohet fort”.








All the contents on this site are copyrighted ©.