2017-01-11 18:22:00

Delegacioni ekumenik i Finlandës te Papa javën e ardhshme


Me rastin e festës së Shën Henrikut, ipeshkvi luteran i dioqezës finlandeze të Turku-t, Kaarlo Kalliala, do të pritet në Vatikan nga Papa Françesku të enjten e ardhshme më 19 janar. Së bashku me pastoren luterane do të jetë i pranishëm ipeshkvi katolik i Helsinkit, imzot Teemu Sippo dhe metropoliti Elia, ipeshkëv i Kishës ortodokse të Finlandës. Motivi i vizitës është takimi tradicional me Atin e Shenjtë Papë me rastin e festës së Shën Henrikut, ipeshkvit të parë të vendit skandinav, takim që mbahet që 32 vjet.

Në fillimin e Javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve, në janarin e vitit të kaluar, Papa Françesku pati pritur delegacionin ekumenik të Kishës Luterane të Finlandës, e me atë rast nënvizoi se në botën e sotme, plot me konflikte, shekullarizëm e indiferencë, “të gjithë të bashkuar, jemi të thirrur të impenjohemi për të dëshmuar Jezu Krishtin, duke u bërë gjithmonë e më tepër dëshmitarë të besueshëm të bashkimit e protagonistë të paqes e të pajtimit. Kujtojmë se Ati i Shenjtë Bergoglio e pati përkufizuar ndarjen ndërmjet të krishterëve “shkandull”, që gjatë vizitës në kishën luterane të Romës, nëntorin e vitit 2015.








All the contents on this site are copyrighted ©.