2017-01-10 15:29:00

Presidenti palestinez të shtunën te Papa në Vatikan


Papa Françesku do të takohet në një audiencë në Vatikan me Presidentin e Palestinës Mahmoud  Abbas, të shtunën e ardhshme, më 14 janar. Kështu njofton Salla e Shtypit e Vatikanit. Nuk është takimi i parë ndërmjet Papës Françesku e Presidentit palestinez. Mes tjerash në një notë njoftimi, vetë Salla e Shtypit bënë me dije se kancelaritë e Ambasadave pranë Vatikanit me seli në Romë janë 88, të cilave gjatë vitit të kaluar i është shtuar edhe Ambasada e Palestinës, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes globale të 26 qershorit 2015 ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit të Palestinës.

Gjithnjë të shtunën, më 14 janar, Presidenti palestinez do të përurojë Ambasadën pranë Selisë së Shenjtë, pasi në janar të vitit të kaluar, hyri në fuqi të marrëveshja diplomatike bilaterale ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit të Palestinës.








All the contents on this site are copyrighted ©.