2017-01-09 13:34:00

Imzot Massafra: Mesazhi Papës për Ditën Botërore të Paqes na ofron vizionin vëllazëror të jetës shoqërore


U paraqit sot në Shkodër, nga kryedioqeza e Shkodër-Pultit, Papa në Mesazhi i Papës botuar më 12 dhjetor  2016 e kremtuar më 1 janarin 2017, i cili përqendrohet mbi temën: “Mospërdorimi i dhunës, stil i politikës për paqen”.

Mesazhi Papës thekson se “dhuna nuk është mjekimi për të cilin ka nevojë bota jonë, e sëmurë rëndë”, dhe vë theksin mbi “sasinë e madhe të burimeve, që përdoren për qëllime ushtarake, mbi kurrizin e nevojave të shumicës së banorëve të botës”. “Vetë Jezusi - shkruan  Papa Françesku- me fjalimin ungjillor të Lumnive na ofron “një doracak”, që na mëson sesi duhet ndërtuar paqja.  Ky - vijon Ati Shenjtë Bergoglio- është edhe program e sfidë për liderët politikë e fetarë, si dhe për drejtuesit e institucioneve ndërkombëtare”.

“Mospëdorimi aktiv i dhunës - nënvizon Papa -  është mënyrë që dëshmon se uniteti është me të vërtetë më i fuqishëm e më i frytshëm, sesa konflikt”. Papa Françesku siguron, kështu, se “Kisha  katolike do ta shoqërojë çdo përpjekje për ndërtimin e paqes edhe përmes mospërdorimit aktiv e krijues të dhunës. Një angazhim, ky, që - vëren - fuqizohet edhe me lindjen e dikasterit të ri për Zhvillimin e Gjithanshëm Njerëzor”. Po t’i kthehemi paraqitjes së mesazhit papnor për Ditën e 50-të Paqes para publikut shqiptar në Shkodër e më hollësisht në mikrofonin e dom David Gjugjës ta dëgjojmë imzot Angelo Massafrën, kryeipeshkëv i Shkodër-Pultit, ta dëgjojmë...








All the contents on this site are copyrighted ©.