2017-01-07 00:00:00

Papa rifillon vizitat baritore në famullitë romake


Papa Françesku rifillon vizitat baritore në famullitë romake. Papa - njofton zëdhënësi i Sallës vatikanase të Shtypit, Greg Burke - më 15 janar, pasditen e së dielës, do të vizitojë famullinë e Shën Marisë në Setteville di Guidonia, në zonën lindore të Romës.

Rinisin, kështu, vizitat në famullitë romake, ndërprerë gjatë Vitit të jashtëzakonshëm Jubilar të Mëshirës. Kjo do të jetë hera e dytë që Papa shkon në Setteville ku, më 16 mars 2014, pati vizituar famullinë e Shën Marisë së Uratës. E fundmja famulli romake e vizituar nga Françesku, para ndërprerjes jubilare, ishte ajo e Mbretëreshës së Paqes, në Ostia.








All the contents on this site are copyrighted ©.