2017-01-06 14:33:00

Papa, përmes të pastrehëve, shpërndan 50 mijë librete për mëshirën


Ishin të varfërit e të pastrehët, së bashku me vullnetarët dhe me rregulltarët, që shpërndanë në fund të Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit, 50 mijë librete me faqet ungjillore kushtuar Mëshirës Hyjnore. Dhuratë e Papës Françesku, që vetë Ati i Shenjtë, duke bërë shaka nga dritarja e zakonshme e Pallatit Apostolik, ua bëri të pranishmëve, pavarësisht se “nuk kam deve”, ashtu si Mbretërit Dijetarë. Përfundoi kështu Engjëllin e Tënzot me fjalët:

“Ju uroj një vit drejtësie, faljeje, qetësie, por sidomos një vit mëshire: do t’ju ndihmojë leximi i këtij libri. Mund ta mbani me vete në xhep. Urime të gjithëve për festën. Mos harroni të më bëni edhe ju si dhuratë, lutjen tuaj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.