2017-01-06 14:37:00

Festa e Dëftimit të Zotit i fton besimtarët t’u përngjasin Mbretërve Dijetarë


Festa e Dëftimit të Zotit i fton besimtarët t’u përngjasin Mbretërve Dijetarë, model i unitetit të arsyes me fenë. Mbretërit, kërkues të palodhshëm të së vërtetës, ishin dijetarë që vrojtonin yjet e që njihnin historinë e popujve. Megjithatë ata nuk e konsideronin dijen e tyre të plotë; përkundrazi, ishin gjithnjë në kërkim të zbulimeve e të thirrjeve të reja hyjnore. Mund të kishin thënë: e dimë vetë gjithçka e s’kemi nevojë të na mësojë kush, duke lënë mënjanë, sipas mendësisë sonë të sotme, çdo ‘infektim’ të shkencës nga Fjala e Zotit.

Mbretërit dëgjojnë profecitë dhe i pranojnë, duke arritur harmoninë e përkryer ndërmjet kërkimit shkencor të njeriut e së Vërtetës hyjnore. Si dijetarë të vërtetë, ia hapin zemrën misterit, që dëftohet në mënyrë mahnitëse, duke konfirmuar plotësisht unitetin ndërmjetin ndërmjet arsyes e fesë. Prej këndej, ti lutemi edhe ne Zojës së Bekuar:

“Na ndihmo, oj Virgjëra Mari, model i urtisë së vërtetë, të jemi kërkues të palodhur të së vërtetës së Hyjit, të aftë ta jetojmë gjithnjë përkimin e thellë ndërmjet arsyes e fesë, shkencës e zbulesës”. Misteri i dritës Hyjnore qoftë burim i gëzimit e i paqes për çdo familje e për çdo bashkësi.








All the contents on this site are copyrighted ©.