2017-01-05 10:45:00

Zef Chiaramonte: “MESHARI” I GJON BUZUKUT (1555). NJË HAPAX NË GJUHËN SHQIPE NDËRMJET REFORMËS, KUNDËR-REFOMËS DHE ISLAMIT"


Si sot, më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e llojit dhe njëkohësisht si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe. Vetë autori, dom Gjon Buzuku, shkruan në parathënien e ‘Mesharit’ se e mbaroi “së shkruami” veprën më 5 janar 1555. Mbi këtë vepër të dëgjojmë historianin arbëresh prof. Zef Chiaramonte në mikrofonin e dom David Gjugjës..

Ne vazhdim shkrimi i Zef . Giuseppe Chiaramonte

 “MESHARI” I GJON BUZUKUT (1555). NJË HAPAX NË GJUHËN SHQIPE NDËRMJET REFORMËS, KUNDËR-REFOMËS DHE ISLAMIT"

Status quaestionis

Vendosja e turqve otomanë në Ballkan, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit XIV, mbartte në vete një ndarje tjetër fetare, përveç asaj, që tashmë ishte bërë tradicionale, ndërmjet Konstantinopojës e Romës. Po i njëjti pushtim në momentin që nuk impononte konvertimin në islam, ishte favorizues. Ndërsa grekët, serbët e bullgarët do të rezistojnë duke u mbështetë në liturgjinë bizantine, të kremtuara në gjuhët e tyre respektive, Shqiptarët do të mundohen në mënyra të ndryshme për tëpërforcuar një ndër karakteristikat e universalizmit, qoftë ai konstantinopolitan apo ai romak: duke e ruajtur përkatësisht greqishten dhe latinishten.

Vepra më e gjerë e më e kompletuar prej orvatjeve të provuara për të futur gjuhën amë në liturgjinë katolike, është padyshim ajo e Gjon Buzukut, Meshari, i vetmi ekzemplar i mbetur, i cili gjendet tek Biblioteka Apostolike e Vatikanit, i zbuluar më 1740 e i rizbuluar 1909.

Nga kjo datë e fundit fillojnë edhe studimet që e përshkruajnë, përtej dy botimeve kritike. Ky studim ka për qëllim të ndriçojëi aspektet që kanë të bëjnë me historinë dhe liturgjinë, që deri më tani u lanë nën hije nga studiuesit, deri sa priten rezultate të mëtutjeshme pranë arkivave të Vatikanit dhe gjurmëve eventuale të dokumentave të mbijetuara.

Libri-mit

Pas mitit të krijuar përgjatë figurës së Skënderbeut nga tradita shqiptare, një tjetër mit e ka karakterizuar jetën intelektuale të shqiptarve andej e këndej Adriatikut: kërkimi i një libri të shtypur, i pari i serisë në gjuhën shqipe deri më sot i njohur, ku për ekzistencën e tij mbetën gjurmët në një dukoment epistolar të shekullit XVIII, të ruajtur në arkivin e Seminarit Italo-Greko-Shqiptar tëPalermos, që sot njihet si Piana degli Albanesi. Dokumenti në fjalë, i datuar në vitin 1740, njofton për një vepër liturgjike në shqipe të quajtur Meshari, e shkruar ndërmjet viteve 1554 e 1555, nga një prift i ritit romak, emri i të cilit bëhet i njohur nga kopertina (Colophon), e shtypur në një vend të panjohur e për të cilin nuk mbeteshin kujtime në jetën e bashkësisë kishtare.

I njëjti fat ndodhi edhe më veprën e dytë të shtypur në gjuhën shqipe, kësaj here fryt i një përpjekjeje të një arbëreshi[1] nga Sicilia, që ishte edhe studenti i parë i kolegjit grek: Katekizmi i Luka (Lekë) Matranga, Romë 1591, gjithashtu edhe kjo vepër ra në humnerën e harresës dhe u rizbulua vetëm në fillim të shekullit XX nga Marco La Piana[2].

Shqipëria: një kulturë triangolare (trekëndore)

Veprat e sipërpërmendura, megjithëse bënin pjesë e së njëjtës gjuhë të atij vendi, ato ju referohen dy traditave të ndryshme, e që të dyja ligjërisht të pranishme ndër shqiptarë e me prejardhje nga Perandoria Romake, kufiri i të cilit ndante në mes territorin e tyre. Trashigimtarë të predikimit të shën Palit tek ilirët, shqiptarët njohën dy tipe vetëkulturimesh të krishterimit: atë romake në gjuhën latine e atë lindor në gjuhën greke, jo gjithmonë me një vijueshmëri kronologjike, por patjetër në të njëjtin jurisdiksion administrativ të Papës së Romës deri më 732, në për mjet Vikarit Papnor në Selanik e pastaj në Ohër.

Pas kësaj date, Iliria u lidh më forcërisht me Kostantinopolin, ashtu sikundër dhe Sicilia dhe Kalabria, për të dënuar Papën që kishte marrë pjesë tek përnderuesit e ikonave në krizën ikonoklaste, e ndezur (ineskuar) nga Perandori Luani III (Esaurico), në këtë rast në krahinë mbizotëronte tradita bizantine, të cilës i përkitnin edhe arbëreshët. Por tradita latine nuk mungoi kurrë, sidomos në të ashtuquajturin “trekëndëshi katolik shqiptar” (Shkodër, Drisht, Danjë, Shas, Ulçin, Tivar) e në manastiret benediktine e domenikane, të cilët më vonë do të zëvendësohen nga françeskanët.

Pushtimi otoman, i filluar në pjesën e fundit të shekullit XIV dhe i përfunduar më 1912, do të ndryshojë tërësisht asetet fetare dhe shoqërore të mëparshme. E megjithatë, raportet politike dhe kulturore me Romën e gjegjësisht me Perendimin, nuk u ndërprenë asnjeherë, sikur edhe dëshmon historia personale dhe familjare e heroit kombëtar Skenderbeut, prania e një shkolle të shqiptarëve në Venedikt, aktivititeti i humanistëve dhe artistëve shqiptar ë në Italinë veriore, diaspora e arbëreshëve në pjesën jugore e shkodranët në Friuli, krijimi i kolegjeve në Romë e Venedikt për të mbrojtur kulturën dhe liturgjinë bizantine, etj. Kolegji grek në Romë, në veçanti ka luajtur një rol fundamental për Arbreshët.

Buzuku në indeks

Mosperdorimi i veprës, objekt i studimit tonë, ka qenë e huazuar prej shumëkujt dhe për një kohë të gjatë e, së fundmi, nga Robert Elsie[3] ndaj veprimit bllokues të Kishës Katolike kundrejt përkthimit të Biblës dhe përdorimit të gjuhëve amtare në liturgji. Veprim që do të intesifikohet pas Koncilit të Trentos nëpërmjet botimeve të ripërsëritura të Index librorun prohibitorum.

Kjo aksiomë e vënë tashmë në dyshim nga albanologu i madh Çabej[4] dhe nga studiuesi Willy Kamsi[5], përjashtohet nga botimi i parë i indeksit (1559)[6], botim që sot çdo kush mundet lehtësisht ta konsultojë në internet në zërin Index librorum prohibitorum. Në të nuk rezulton e rreshtuar vepra e Buzukut. Nëse është paqësore, në fakt, që reforma protestante të ketë inkurajuar nismat e përkthimit të Biblës dhe të liturgjisë në gjuhën amtare, jo gjithmonë është e vërtetë që reforma katolike t’i ketë ndaluar me akt formal pozicionimin në indeks. Duket, përkundrazi, që për krahinat “kufitare”, edhe pas Koncilit të Trentos, Kisha Katolike t’i ketë pranuar heshturazi.

Arsyet e rënies në mospërdorim të Mesharit, nëse turqit do ta kenë lejuar qarkullimin e lirë në territoret shqiptare të zaptuara, do t’i kërkojmë, ndërkaq duke parashtruar një ekskurs hitorik-liturgjik[7], i pavlerësuar deri më tani nga studiuesit, që kanë trajtuar pothuajse gjithmonë vetëm aspektin gjuhësor.

Një përçasje e tillë merr në vazhdim një ndihmesë të veçantë dhe po aq të çmueshme nga i nderuari At Pjetër Sorci, profesor i rregullt i liturgjisë në fakultetin teologjik të Sicilisë, kurreshtja intelektuale e të cilit ka qenë ngjallur menjëherë nga mësimi i ekzistencës së një mesharit të shekullit XVI në gjuhen shqipe.

Paolo Schirò (1866-1941): zbuluesi dhe njohësi i parë i Buzukut

Merita e rizbulimit të këtij dorëshkrimi të hershëm të letërsisë shqiptare i mvishet Mons. Paolo Schiròs, një arbëresh, që nga vepra e rigjetur mori frymëzimin për të futur gjuhën shqipe në praktikën liturgjike të kishës bizantine arbëreshe në Itali, ende më përpara që kjo të mund të ndodhte në Kishën Ortodokse në Shqipëri.

Lajmi i rizbulimit u dha nga Faik Konica në revistën “Dielli” të Bostonit, të datës 18 mars 1910, i ndjekur nga lajmi që i njëjti monsinjor po përvishej përt të përgatitë një ribotim të shoqëruar nga një studim i tij.

Studimet e para mbi veprën e Buzukut, megjithatë, kanë qenë të publikuar nga Justin Rrota në vitin 1930[8]. Jo edhe aq fshehtësisht, Rrota fajëson Schiròn që nuk e ka mbajtë besën e fjalës së dhënë rreth ribotimit të veprës buzukiane. Nuk është e pavend, ndërkaq, për të pyetur veten, pse vallë Paolo Schirò s’po vazhdonte në ribotimin e Buzukut, e as me publikimin e studimit të paralajmëruar, që mbetet deri më tani dorëshkrim pranë trashëgimtarëve. Përgjigja qëndron në ndodhitë e rrëmujshme që karakterizuan jetën e tij në dhjetëvjeçarin e mëpasshëm të zbulimit të Buzukut[9].

Vepra e zbuluar: “Meshari”?

Vepra që mons. Schirò zbuloi në vëllimet e pakataloguara të Bibliotekës Apostolike Vatikanase, kishte tashmë një titull: Meshari. Meshar e quajti Mons. Kazazi, argjipeshkv i Shkupit, kur në vitin 1740 jepte lajmin për ekzistencën e tij Atë Giorgio Guzzetes dhe Meshar vazhdojë ta quante vetë Guzzeta (1682 – 1765) dhe pasardhësit e tij në rektoratin e seminarit: Paolo Maria Parrino (1710 -1765) e Giuseppe Crispi (1781–1829). Duke ndjekur një proces ysteron – proteron, të gjithë e kanë quajtur Meshar[10], duke ia bashkëngjitur Mesharit Romak të mëvonshëm të Piut V, dhe, duke zbërthyer disa libra liturgjikë të përparshëm, ishte bërë zyrtar për ritin romak.

Sinjalizimi i pasaktësisë së emërtimit nuk është i padobishëm, nëse konsiderohet se vëllimi i mirë, së fundmi, i përkujdesur nga UNESCO mbi kodekset e Shqipërisë[11], përdor dy herë të njëjtin term për të treguar gjëra tepër të ndryshme nga vëllimi i Buzukut. Termi meshar është përdorë këtu për kodin 70 të Beratit[12]dhe për kodin 18 të Gjirokastrës[13] që rezultojnë se përmbajnë, i pari tekstet e liturgjisë hyjnore të shën Gjon Gojartit dhe të liturgjisë së parashenjtëruarëve, e i dyti liturgjinë hyjnore të shën Bazilit të madh.

Tekstet e përmbajtura në veprën e Buzukut, në të kundërtën, janë të shumta: Ufici i vogël i Shën MarisëVirgjër, shtatë psalmet pendestare, litanitë e shenjtërve, disa pjesë të ritualit romak (pagëzimi dhe martesa), Urdhërimet, pjesë të katekizmit, fjali dhe tekste të vetësajuara me një vlerë të madhe demo-etno- antropologjike, dhe, mbi të gjith,a sekuenca po thuaj se e plotë e letrave dhe ungjijve të meshave të të dielave dhe të festave të vitit liturgjik të ritit katoliko-romak, me vemendje të veçantë ndaj meshave të kushtuara shenjtërve të urdhërit françeskan dhe të atyre më popullore të botës shqiptare[14].

Për t’u përdorë e njëjta fjalë për të treguar vepra kaq të largëta në kohë ndërmjet tyre, rezulton si shkelje, dhe sepse, mbi të gjitha, për të dy kodet e cituara që i përkasin traditës bizantine, nuk gjendemi në praninë e një meshari. I pëlqyeshëm, ndërkaq, do t’ishte emërtimi me fjalën kodekset, me emërtimet e përmbajtjes së tyre efektive, sikur është traditë pranë arbëreshëve dhe pranë kishës ortodokse autoqefale tëShqipërisë, dhe të ruhet termi meshar për veprën e Buzukut. Por kjo thjesht vetëm pse tashmë ka hyrë në përdorim, ani se nuk kemi të bëjmë me një meshar, në vështrimin e bërë tipik nga Koncili i Trentos e më vonë.

Origjina e Mesharit në Kishën e Romës

Kur Papa Piu V publikoi Messale Romanum[15], ky qe botuar sipas editio princeps (botimit fillestar) të një Meshari Romak të vitit 1474 që në kohën e vet, ndiqte tipologjinë e një libri liturgjik që zë fill me shekullin XIII me emrin Liber missalis secundum consuetudim Romanae Curiae. Ky libër ishte shumë i përhapur në botën katolike, veçanërisht nëpërmjet fretërve françeskanë[16], të cilët, ndër të tjera, rezultojnë mjaft të pranishëm në krahinat shqiptare të veriut.

Libri i Buzukut, të paktën, për sa i përket pjesës në lidhje me meshët, i përgjigjet llojit të tillë. Përkundrazi, mateiali i ngelur liturgjik-katekistik,e largon, duke e zhvendosur drejt comes-it: një tipologji që i përket akoma Mesjetës, kur për shërbesa të shenjta ekzistonte një shumicë librash të ndryshëm që do të gjenin sistemim përfundimtar definitiv vetëm me hymjen në fuqi të Koncilit të Trentos.

Buzuku krijon një comes[17] anti-osman

Liber comitis o liber comicus ishte në fillim një libër leximesh të përshpirtshme që përmbante një përmbledhje të Shkrimit Shenjt dhe një antologji të autorëve shpirtërorë. Fjala comes, shoqërues, përdorej pra me tregue njerëz dhe sende. Romakët e ruanin një emër të tillë për shoqëruesit e më vonë për gjykatësit dhe Perandorin; por edhe pedagogu quhej comes, sepse ishte i detyruar për të shoqëruar kudo nxënësin që u ishte besuar. Në të njëjtën mënyrë, libri që shoqëronte të krishterin përgjatë harkut të jetës, pra vademecum-i shpirtëror u quajt comes. Më vonë fjala mori veshtrimin teknik specifik në fushën e liturgjisë romake, duke e shënuar librin që përmbante copëzat biblike që lexoheshin per annum gjatë meshës[18]. Edhe kështu, një pjesë e mesharit, me gjithëse jo e plotë, do të ishte një comes.

Në tërësinë e saj, vepra e Buzukut rezulton një prontuar i fesë katolike në favor, sigurisht, të besimtarëve, në pjesën më të madhe analfabetë, por mbi të gjitha të klerit dhe “të priftërinjëve endacak”, e si duket, i tillë ishte edhe ai vetë[19].

Shpërbërja e sistemit tradicional të famullive, e shkaktuar nga zgjerimi i otomanëve në Ballkan , e bënte tmerrësisht të vështirë veprimin baritor. Çfarë ilaqi do t’ishte më i mirë ndaj rrënimit fetar dhe kulturor, se sa oferta “e përmbljedheve”në gjuhë? Edhe pranë katolikëve tjerë latinë ndjehej kjo nevojë. Meshari, në fakt, ndjek, publikimet e ngjajshme në gjuhët serbe e kroate të kohës, sikur na informon Martin Camaj[20].

Së këndejmi, marrim në konsiderim që edhe pas Koncilit të Trentos sllavët katolikë vazhduan të kryenin shërbesat në gjuhën ilirike[21]. Çmojmë në Buzukun atë që ka marrë barrë për të shërbyer në hapsirën shqiptare me një hapax, një unicum, duke shfrytëzuar lirinë e mbetur, do të thosha ende mesjetare, në përpilimin e librave liturgjikë dhe duke e parandjerë, ndoshta, njëtrajtëshmërinë e afërt që do të buronte nga Koncili i Trentos.

 Duket, megjithatë, që Buzuku më shumë se sa të dronte dhe të mbante në kosideratë pengesat e pandehura, të prejardhjes tridentine dhe romake, të ketë pasur vetëdije të saktë të rreziqeve të apostazisë së popullit të tij, me humbjen e mëpasshme të një individualitetit kulturor dhe gjuhësor, e të ketë vënë në veprim forcat e shpirtit për të kundërshtuar një armik skajshmërisht të tmerrshëm[22].

Koncili i Trentos (1545-1563)

Nuk duket e rastësishme, në të vertetë, që vepra e Buzukut të gjendet midis fazës së dytë (1551-1552) dhe fazës së tretë (1562-63) të Koncilit të Trentos.

Qysh prej fillimit, në seksionin e katërt, 8 prill 1546, Koncili kishte miratuar Decretum devulgataeditione bibliorumet de modo interpretandi S. Scripturam[23], me të cilën caktohej teksti kanonik i Biblës latine, sipas Vulgatës së Shën Jeronimit, aso kohe në fuqi, nga i cili nuk duhej shmangur në asnjë mënyrë, qoftë në shtyp e qoftë në interpretim.

Në të njëjtin seksion etërit konciliarë kishin shprehur edhe dëshirën që të formulohej një katekizëm[24]. Buzuku duket sikur e përmbush këtë dëshirë me rreshtimin e pjesëve katekistike në veprën e tij.Po në çfarë mënyre vihet ai përballë tekstit biblik zyrtar?

Dy botimet kritike, të përkujdesura respektivisht nga Namik Resuli[25] e nga Eqrem Çabej[26], kanë vënë në dukje përkthimet e ndryshme të po të njëjtave tekste biblike, sikur Luka 1, 26-38[27] dhe Psalmi 130 (129) që figuron në Meshar në mbi tri përkthime[28]! Fryt i një qëndrimi të drejtë rastësor, që do të kishte mundur të ndodhte për mungesë të tekstit të plotë, ndërsa shtypshkronja shkonte përpara në botim[29]? Ose të një tradite të më përparshme tekstesh të përkthyera në gjuhën shqipe[30]? Edhe pse kjo dhe çeshtjët tjera përmbanin një kantier të hapur, më pëlqen të vë në pah që shkrimet shqiptare lejojnë të ndërshikohet një marrëdhënie e drejtë ose e padrejtë, me botën siriano-palestineze[31].

Në seksionin XXII, të 17 shtatorit 1562, shtatë vjet nga botimi i Buzukut, Koncili miratoi Doctrina de S.tae Missae Sacrificio.

Kapitulli i VIII, De Missa vulgari lingua passim non celebranda, lë të kuptohet se në botën katolike kishte hedhur rrënjë zakoni për të kremtuar në gjuhën e popullit. Një praktikë e tillë nuk ndalohej kudo, passim[32], e mbi të gjitha, konsiderojmë, në vendet fqinje.

Për katolicizmin, në të vërtetë problemi i gjuhës liturgjike, në atë kontekst të veçantë, pajisej me një rendësi absolute teologjike. Me qëllim të riforcimit që frytdhënia e sakramenteve nuk varej nga përdorimi i gjuhës të kuptuar nga besimtarët sikur pohonte reforma protestante, por bën pjesë në konceptin e “Ex opere operato”.Koncili ndërkohë lë të hapura hapësirat tashmë të formuara në traditat gjuhësore lokale dhe disa herë i detyron barinjtë e shpirtrave që ata vetë, o nëpër mjet tyre të deleguarit, të shpjegojnë në gjuhën e vendit (vulgari lingua) frytdhënien dhe dobinë e sakramentëve përpara që t’i mbarështojnë dhe leximet e shenjta gjatë meshës, të paktën të dielave dhe festave[33].

Do të jenë udhëzimet post-konciliare që do ta ngushtojnë fushën e gjuhëve lokale, pranë atyre popujve që kishin arritur në një traditë të veten të qëndrushme.

Në hapësirën shqiptare, ku feja katolike rezultonte minoritare kundrejt ortoksisë greke dhe sllave dhe përballë rrezikut të islamizimit masiv, një arsye e fortë baritore këshillonte një shpjegim të parë të pjesëve të para të Besëlidhjes se Re nëpërmjet leximit të po atyre në gjuhën amtare, ndërsa kanoni dhe pjesët fikse të meshës qëndronin latinisht: e që në meshar, në fakt, mungojnë.

Falë Buzukut, ndërkaq, populli shqiptar pati një tekst organik në gjuhën e vet për pjesën dërmuese të shërbesës së shenjtë e për lutjet themelore të doktrinës se krishterë.

Pasi që mbaroi koncili, filloi vepra e aktualizimit të vendimeve të tij. Kështu, me dispoziten Dominici gregis custodiae e 24 majit 1564, dolën në dritë dhjetë rregullat mbi librat e ndaluar. Vepra e Buzukut, së paku për tekstet shkrimore, i binte nën zotërimin e rregullave III e IV[34].

Kjo nuk do të thotë, prandaj, që libra si meshari ynë, të botuar para dhe pas koncilit, të mos mund të përdoreshin, por e drejta për t’i lejuar, tani u takon ipeshkvijve apo Inkuizicionit. Përforcohet, kështu, vepra e censurës parandaluese ose pas botimit, më publikimin dhe përditësimin periodik të Indeksit, që do të ketë qëllimin e deklaruar që të mbajë të pastër ortodoksinë katolike kundër protestantizmit dhe kundër përdorimit të Biblës në mënyrë të pavetësishme apo idolatrike.

Buzuku i harruar

Libri i Buzukut konsiderohet kulmi i një lloji letrar liturgjik, që ka përbërë motiv të çmuar ,po thuaj se të kultivuar, si dorëshkrim ndër shqiptarë. Përdorimi në gjuhët amtare i fushës kishtare, sigurisht jo të përgjithsuara, kishin filluar qysh në shekullin XII[35] në Evropën perëndimore. Nuk ka arsye të përjashtohet që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Evropën lindore, ku ndër të tjera lejimi i përdorimit të gjuhëve sllave kishtare, si zëvendësim i greqishtes dhe latinishtes, ishte dhënë qysh prej shekullit IX. Si dëshmi të mëtejshme, kujtojmë rastet tashmë të njohura pranë kroatëve dhe serbëve katolikë, por edhe pranë shqiptarëve, me formulën e Pagëzimit[36], të vitit 1462, për katolikët romakë, edhe me troparin dhe me ungjillin e Pashkëve[37], të shekullit XIV për bizantinë.

Shpikja e shtypit me karaktere të lëvizshme, lehtësoi përhapjen e teksteve, kështu që në kohën e Buzukut i jepet më shumë rëndësi mësimit fetar tek populli nëpërmjet fjalës së shkruar dhe të shtypur: Bibla e përkthyer merrte vendin e parë, e pastaj mesha shenjte[38].

Ndalimet, të cilat edhe përpara koncilit ngriheshin herë pas here në lidhje me leximin e Biblës në gjuhën vulgare, edhe pse të ngjajshme më klithmat e Manzonit, ishin të diktuara nga shpërdorimi që i bëhej.

Reagimi i Kishës Romake në një epokë, në të cilën papati është akoma i implikuar në ambicie politike dhe varës i relativizmit i pranishëm në humanizmin rilindas – ndoshta nuk do të vinte në dritë me seriozitetin e reformave, sikur dëshirohej nga shpirtrat më të njohur, pa leksionin e Luterit.

S’ka dyshim që mbyllja e Kishës si në një fortesë, me qëllim që t’i ruajë ata që i kishin mbetur besnikë prej çdo kontaminimi me protestantizmin, kërkonte rregulla të sakta dhe reforma jo indiferente në fushën katolike. Të kërkuara prej Koncilit, ato u bënë të qarta duke filluar nga Pio IV.

Ky qëndrim pati si rrjedhojë të menjëhershme uniformitetin e librave liturgjikë, duke krijuar mundësinë botërisht nga zhvillimi i shpejtë i artit tipografik.

Shumë vepra, ndërkohë, si ajo e Buzukut, zunë të mos përdoreshin më. Jo pse ishin të vena në Indeks, por sepse ishin jo të plota dhe të papërputhshme me daljen në dritë të botimeve tipike[39], zyrtare, për krejt botën katolike. Botimet, sigurisht ishin në latinisht, por me tirazhe praktikisht të pakufizuara dhe lehtësisht të pranueshme.

Ndër to radhis: catechismus exdecreto concili tridentini, ose katekizmi romak, 1556; Breviarum romanum 1568; Misale Romanum, 1570;  kalendari i ri i vitit 1582; Martyrolgium romanum, 1584; Pontificale romanum, 1595/96; rituale romanum, 1614.

Faktori, pra, që na duket më së shumti i implikuar në të mos përmendurit tekste dhe përkthime të mëpërparshme, është rivizitimi, ndër të tjera jo i drejtë, e i destinuar përafersisht rreth vitit 1592 që t’i bëhet rishikim Vulgatës së Shën Jeronimit[40].

Në rizbulimin e Buzukut

Shekulli XVIII me të mirat dhe këqijat e veta që dihen, pati një rëndësi të madhe për botën shqiptare dhe italo-shqiptare.

Papa Klementi XI, Albani (1700-1721) e drejtoi interesin e kishës katolike drejt Ballkanit e dukshmërisht drejt Shqipërisë, nga e cila ishte i vetdijshëm që rridhte familja e tij. Më 1703 do të kremtojë koncilin provincial shqiptar, Kuvendin e Arbërit, aktet e të cilit, të shkruara në shqip, përbëjnë një dëshmi të çmueshme të zhvillimit të kësaj në krahasim me Buzukun.

Klementi XII, Cursini (1730-1740) krijoi dy kolegje për arbreshët, në Kalabri dhe Sicili dhe emëroi në Kalabri, një ipeshkëv tjetër ordinar për ritin grek, pas atij të Romës, si shenjë mirnjohje të traditës bizantine të shqiptarëve të Italisë.

Benedikti XIV, Lambertini (1740-1758), hodhi themelet e një të drejte kanonike për italo-shqiptarët[41], duke ndikuar në të mirë apo në të keq mbi fatet e bashkësisë arbëreshe në Itali.

Oborri papnor, ndërkohë dhe Selia shenjte, ushtruan për më shumë se një gjysmë shekulli një filo-albanizëm të frytshëm, në kuadër të të cilës mons. Kazazi argjiipeshkëv i Shkupit, në vizitë në Romë, pati rastin të zbulonte kopjen e vetme të Buzukut, atëherë të ruajtur në Propaganda Fide, dhe t’i komunikonte at Giorgio Guzzeta-s, themelues më 1734, e pastaj rektor, të seminarit italo shqiptar të Palermos.

Letra e Kazazit, që ishte në krye midis letrave të arkivit të seminarit, kërkonte përgjigje nga koha në kohë, mjedisin kulturor arbëresh deri sa Paolo Schirò nuk i shkoi pas dhe me durim dhe me qëndrushmëri nxori më në fund në dritë, në vitin 1909 Mesharin.

Meshari i Buzukut dhe Bota Arbëreshe

Vendimarrjet e koncilit të Trentos, rreth përdorimit të gjuhës liturgjike, qëndruan në fuqi në kishën latine deri më 1963[42].

Nuk besoj që jam larg nga e vërteta, nëse mendoj se Paolo Schirò të jetë frymëzuar nga vepra e Buzukut, kur, duke u nisur nga 1912, domethënë 3 vjet pas zbulimit të Meshari, të shtypte dhe shpërndante për bashkësitë e shqiptarëve të Sicilisë Fjala et’Yn Zoti, përkthimin në shqip të pjesëve të Besëlidhjes së Re për leximin o këndimin gjatë liturgjisë së të dielave. Sot kjo është bërë traditë.

Edhe për veprën tjetër të Schiros, përkthimin e liturgjisë në shqip të shën Gjon Krisostomit[43], nuk është e vështirë të ngjitemi deri te mësimi i Buzukut.

Me gjithëse kisha lindore lejojnte gjithnje përdorimin e gjuhëve kombëtare në liturgji, dihet sa vështirësi pati për hyrjen e shqipes në Kishën Ortodokse[44]. Ndërmjet arbëreshëve, në të kundërten, nuk pati para Schiros ndonjë lëvizje për ta përkrahur përdorimin liturgjik të shqipes[45].

Zbulimi i Buzukut dhe zelli i Paolo Schiros, ndërsa aktivizuan këtë levizje ndër arbëreshë, u bënë edhe një shërbim ortodoksëve të Shqipërisë, duke i përcaktuar drejt autoqefalisë së kishës së tyre dhe drejt promovimit të shqipes në gjuhën liturgjike.

Burimet nga Arkivi

Arkivi i Kongregates për Doktrinen e Fesë:

AKDF, S.O.C.L. 1607-1625, N.2.

AKDF, S.O. Ench. 1603-1788, N.30.

AKDF, Index Libr. XVI, 1

BIBLIOGRAFIA

Barbiellini Amidei D., Il Seminario Italo-Albanese di Palermo e i Monaci Basiliani, Lugaro, Palermo1924.
BORGIA, N., Pericope evangelica in lingua albanese del sec. XIV da un manoscritto greco della Biblioteca Ambrosiana. Grottaferrata 1930
Bihlmeyer K. – Tuechle H., Storia della Chiesa, Morcelliana, Brescia 1960, vol. IV. (Titolo originale: Kirchengeschichte. Paderborn).
Camaj M., Il “Messale” di Gjon Buzuku:contributi linguistici allo studio della genesi.  In «Shêjzat - Le Pleiadi», nr. 3. Roma 1960.
Çabej E., Meshari i Gjon Buzukut: (1555) I-II. Botim kritik punuar nga Eqrem Çabej, Universiteti  Shtetëror; Instituti i Historisë e i Giuhësisë, Tiranë 1968.
Chiaramonte Z., Arbëreshët dhe përkthimi i Biblës në shqipen standarde. In: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Bibla shqip dhe tradita. Akte të Seminarit shkencor për 10-vjetorin e përkthimit integral të Biblës në shqipen standarde nga don Simon Filipaj (Tiranë, 24.05.2004), p. 62-69, Toena, Tiranë 2004.

7.Chiaramonte Z.,  Pal Skiroi Zbulues studiues dhe ndjekës i Buzukut: shqyrtim historiko-liturgjik mbi Mesharin,  in  Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, Konferenca jubilare 450-vjetori i Mesharit të don Gjon Buzukut. (Ulqin 27-28 maj 2005), p. 65-76, Dija, Ulqin 2005.

CONCILIORUM OECUMENICORUM DECRETA, a cura dell’Istituto per le scienze religiose, ed. Dehoniane, Bologna 1991.
Coquelines C.,  Bullarum ... Romanorum Pontificum ... Collectio. Roma 1730.
Denzinger-Schönmetzer, Enchiridion Symbolorum definitionum et declarationum de rebus fidei et morum. Editio XXXIV, Herder, Romae 1967.
Du Cange - Du Fresne C.,  Glossarium ad scriptores mediae et infimae latinitatis, L. Fabre, Niort 1886.
Francev F. - Gianelli C., Vatikanski Hrvatski molitvenik i Dubrovački Psaltiri,  Zagreb 1934.
Gjini G., Ipeshkëvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, Drita, Ferizaj 1992.
HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR, vol III, a cura dell’Accademia delle Scienze d’Albania, Toena, Tiranë 2002-2007.
ISTITUTO DELL’ENCICLOPEDIA ITALIANA, La piccola Treccani: Dizionario enciclopedico italiano, vol. XII,  Treccani, Roma 1995.
Kamsi V., Gjon Buzuku e Konçili i Trentit, in Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Tiranë 1995.
Kamsi V., Buzuku dhe botimi i “Mesharit”. In: Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, Konferenca jubilare 450-vjetori i Mesharit të don Gjon Buzukut., p.129-134, Ulqin 27-28 maj 2005,  Ulqin, Dija 2005.
KODIKËT E SHQIPËRISË, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë 2003.
Konica F., Ma i vjetri shkronjës shqiptar i njohur.  In « Dielli», viti II, nr. 51, Boston 1910.
La Piana M.,Il Catechismo albanese di Luca Matranga da un manoscritto vaticano, Tipografia italo-orientale “S. Nilo”, Grottaferrata 1912
Loria R., Psalmi 130 (129) në Mesharin e Buzukut dhe tradita e humbur e teksteve fetare shqiptare të Mesjetës, in Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Filologjisë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 22/1, Prishtinë 2004, p 67-76.
Marlekaj G.,  La più antica publicazione in lingua albenese. In : ,  nr. III (1958), Università di Bologna, Bologna 1959,  f. 35-52.
Petrotta G., - SchiróP., Il piu antico testo di lingua albanese: trascrizione fonetica con note e osservazionigrammaticali di Mons. Paolo Schiró e riproduzione dell’Editio Princepscon introduzione di G. Petrotta, in «Rivista indo-greco-italica», Napoli 1932-1933.
Ressuli N., Il Messale di Giovanni Buzuku. Riproduzione e trascrizione a cura di Namik Ressuli, Biblioteca Apostolica Vaticana, Città del Vaticano 1958.
Rešetar M. – Gianelli C.,  Dva Dubrovačka iezična spomenika iz XVI vijeka, Beograd 1938.
Rrota, J., 1. Monumenti ma i vjetri i gjuhës shqipe (Buzuku 1555). In , vjeti 1, Shkodër 1930, pp. 33-55.
Rrota J., 2.  Don Gjon Buzuku (1555): pjesë të zgjedhuna e të komentueme për shkolla të mjesme, Shkodër 1930.
Schiró G. (†1927),  Canti tradizionali e altri saggi delle Colonie albanesidi Sicilia,: tip. Pierro e Figlio, Napoli 1923,  f. 487-531.
Schiró P., Mesha e Shën Jan Gojartit përkthyer shqip nga imz. Pal Schiroi botuar me kujdesin e prof. Zef Schiroit (†1965), Tip. Boccone del Povero, Palermo 1964.
Schirò Z. (†1965), Pal Schiroi. In: Pal Schiroi, Mesha e Shën Jan Gojartit .... Palermo1965, f.1-16.
Schmidt H., La Costituzione sulla Sacra Liturgia, Herder, Roma 1965
Sciambra M., Indagini storiche sulla comunità greco-albanese di Palermo, Tip.”S. Nilo”, Grottaferrata 1963.

SORIA DEI CONCILI ECUMENCI, con la collaborazione di Giuseppe Alberigo et alii,  Brescia, Queriniana,1990.

Shënim mbi liturgjinë e Mesharit të Buzukut

Shrkuan: Pietro Sorci

Meshari i publikuar në botimin kritik të plotë prej Namik Ressuli, sikur shpjegon kuratori, riprodhon me besnikërinë më të madhe veprën e Gjon Buzukut nga pikëpamja gjuhësore dhe ortografike dhe në shtojcë risjell aparatin kritik me korigjime të shumë gabimeve të përmbajtura në tekst. Dhe ende nuk ekziston një indeks i teksteve latine të përkthyera nga Buzuku dhe tërësisht paspërkthimi latinisht të pjesëve dhe teksteve të Mesharit, por për të nuk ekziton edhe një korrispektiv latin e që do të mund të ishin vepër e Buzukut.

Tekstet që përmbahen në libër janë:

Officium parvum Beatae Mariae Virginis: ff. 9r-15v (pp.5-33), acefal, fillon me lavdet e mëngjesit(Maria mater gratiae);
Septem psalmi penitentiales: ff.16r-18v (pp.33-41);
Litaniee Sanctorum: 18r-19v (pp.41-47);
Officium defunctorum (suffragia deprecatiuncule): ff. 19v-21r (pp.47-51);
Rituale: ff 21-26v (pp.53-76);
Catechumenum exorcismorum: ff. 21r-25v (pp.53-72);
Ordo desponsandi: f 26r-v (pp. 75-76);
Missale: ff. 30r-110r (77-379).

Në litanitë e shenjtërve rezulton që mungon Bernardi dhe Anastasi, ndërsa janë shtuar: Tadeu, Vlashi, Bonaventura, Antoni nga Padova, Bernardini, Dorotea, Chiara, Elizabeta e Turinges (shenjë e origjines françeskane të librit), ndërsa thirrja “ut cuncto populo cristiano” është zevendësuar me “ut populo cristiano in Arbania a peste liberes te rogamus”.

Rituali i pagëzimit paraprihet nga një katekizëm biblik i gjatë mbi urdhërimet, shtatë veprat e mëshirës dhe 12 artikujt e fesë (Besojma).

I një interesi të madh është riti i martesës që fatkeqësisht ndërpritet pas bekimit të unazës (th.26v), mungojnë në fakt ff.27-29. Ajo duket që ende vazhdon në shtëpi. Në fakt, vazhdon me përshëndetjen: Pax Domini Huic Domui et ommnibus abitantibus in ea. Amen.

Vazhdon një katekezë e gjatë biblike mbi martesën me referime të eterëve të Kishës.

Dhe mandej pëlqimi: Et hic tu, sacerdos, dic haec verba (vis accipere?) et terzia vice dic orationem super anulum (f.26, p.309).

Pasojnë dy lytje mbi unazën, stërpikja dhe bekimi i çiftit ( i të martuarve).

Meshari ndjek strukturën klasike:

Gjatë vitit (30r-92v(77-307);

Të dielat pas Deftimit (I-VI),

settuagesima, sessagesima, quinquagesima,

Kreshmët të gjitha ditët, duke filluar nga e mërkura e përhime,

koha e mundimeve,

java e madhe,

e enjtja e madhe,

e premtja e madhe: vetëm lutja dhe leximet,

e shtuna e madhe: vetëm 12 leximet (mungon megjithatë i dymbëdhjeti lexim dhe tekstet e ditës së Pashkëve deri tek ungjilli (Mk 16) përjashtuar, sepse mungon f.73, rivazhdon me ungjillin (Mk 16 të ditës se Pashkëve),

të dielat pas Pashkëve, naltësimi i Krishtit në qiell, Rrëshajët me tetëditëshin e vet.

Pas Trinisë Shenjte gjejmë in festo gloriosissimi corporis Christi.

Pasojnë 24 të diela pas Rrëshajve.

Liturgjia e shenjtërve 92v-101r (307-3041).

Përbashkësorja (apostujt, martirët, dëshmitarët, virgjëreshat): 101r-108v (341-371).

Meshë për të vdekurit: 108v-109 (371-377).

Pro sponso et sponsa: 109.110 (375-377).

De Sancto Job (110r (377).

Meshari është pra komplet, megjithatë, mungojnë siç u pa: prej ungjillit të shtunës së katër kohëve deri te lutja e Dëftimit (ff.33r-36v) e prej leximit të dymbdhjetë të shtunës së madhe deri te ungjilli i ditës së Pashkëve (f.73).

Kjo i përgjigjet Mesharit të Kurisë Romake dhe të atij Romak të vitit 1474, sikur mund të shikohet nga krahasimi më Missale Romanum (editio princeps) i botuar në Milano me 1474[46].

Meshari për çdo meshë sjell vetëm: lutjen dhe leximet, letrën dhe ungjillin, post communionem, oratio super populum, në kreshme.Ndërkaq mungojnë ordinari i meshës, kanoni dhe prefazionet, kengët dhe lutja mbi dhuratat (secreta).

Në fillim gjenden titujt në latinisht: dominica I in adventu…, in domenica palmarum oratio, quadragesima, sabato quattuor temporum, etj, e në tekst, gjithnjë latinisht, treguesi: capitulo, oratio post communionem, oratio super populum, e gjithashtu në përfundim të leximeve, Deo gratias, Laus tibi Christe, e jo rallë edhe titujt e librave të shenjtë, sikur në të shtunën e madhe: Lectio libri Genesis, Lectio quarta libri Exodi, Lectio sexta Baruc profete, lectio septima Ezechielis, lectio nona Deuteronomii.

Festat e shenjtërve janë shumë të reduktuara: aty figurojnë vetëm: Vigjilja e shën Andresë dhe festa, Nikolla, Toma apostull, Fabiani e Sebastiani, Festa e Shën Marisë Virgjër, Gjergji, Marku ungjilltar, Filipi e Jakobi apostuj, Shpikja e Kryqit, Vigjilja e shën Gjon Pagëzuesit dhe festa, vigjilja e Shën Pjetrit e Palit e festa, Përkujtimi i shën Palit, Vizita e Shën Marisë virgjër, tetëditëshi i apostujve, Maria Magdalenë, Apollinari, Jakobi apostull, Shndërrimi i Krishtit, Lorenci, Ngritja e Zojës në qiell, martirizimi i shën Gjon Pagëzuesit, Lindja e Zojës, Lartësimi i Kryqit, Mateu apostull, kushtimi i Kishës së shën Mhillit, Françesku, Të gjithë shenjtërit, Sergio Bacco Marcello e Apuleio.

Çuditërisht mungojnë disa festa tradicionale sikur Agata, Benedikti, Martino, Cecilia, Luçia e në veçanti Zoja e papërlyer, e kremtuar nga françeskanët e nga Kuria Romake qysh nga gjysma e parë e shekullit XIV dhe e konfirmuar nga Siksti IV (Françeskani Françesko della Rovere) me bullën Cum Praeecelsa me 27 shkurt 1477)[47]. Karakteri arkaik i këtyre festave dhe mungesa e festës së Zojës së papërlyer sipas të gjitha gjasave gjen një shpjegim në situatën e izoluar, në të cilën jetonin katolikët e Shqipërisë nën okupimin turk.

Sikur është thënë në colofon, vepra kishte filluar më 20 mars 1554 dhe kishte përfunduar më 5 janar të vitit mëpasshëm, sepse në gjuhën shqipe nuk ekzistonte përkthimi i Shkrimeve të Shenjta, me qëllim që të ndriçohej mendja e atyre që dinin të lexonin, në mënyrë që të kenë mundësinë ta kuptonin, se sa sublim, i gjithëpushtetshëm dhe i mëshirshëm është Hyji ynë ndaj atyre që e duan me gjithë zemër.

Si efekt i mundit të tij, përkthyesi shpreson që besimtarët të vijnë duke e frekuntuar më shumë kishën për të dëgjuar urdhërimet e Zotit e për të pranuar nga Ai mëshirën dhe lirinë nga armiqtë.

Qëllimi kryesor kishte të bënte me ndihmën ndaj besimtarëve. Por kompletimi, formati, emërtimi, titujt dhe përgjigjet në latinisht, shkronjat e para të qëndisuara dhe tipi i shtypit–përfshirë këtu edhe shenjat e kryqit në libër–bëjnë të besojnë, që libri, ishte i destinuar apo do të jetë saktësisht në përdorim në kremtime liturgjike, edhe prej meshtarëve.

Në mbështetje të gjithë kësaj, mund të jetë fakti që në ritin e pagëzimit teksti i drejtohet meshtarit: Hic est modus baptizandi pueros: primum ut venerit puer vel pulla ut baptizetur, interroga tu, sacerdos, quod nomen imponas puero vel puellae, si dormiat iube suscitari et dic; Deinde sacerdos exsufflat in faciem, Postea tu, sacerdos, fac ei crucem in fronte et in corde (f.23, p.397).

Ngjajshmërisht edhe në martesë, sikur që është parë, rituali i drejtohet drejtpërsëdrejti meshtarit.

Këto të thëna konfirmojnë hipotezën që Meshari do të jetë përdorur për një periudhë në gjuhën shqipe, së paku deri kur nuk qe imponuar edhe në krahinat katolike të Shqipërisë të ritit latin Missale Romanun i publikuar nga Piu i V në vitin 1570.

 

[1] Emërtim i vjetër i shqiptarëve, i ruajtur më pastaj, duke filluar prej shekullit XV, për shqiptarët që deri në ditët sotme jetojnë në Itali.

[2]La Piana, 1912. Kemi të bëjmë me një përkthim në gjuhën shqipe (E mbasueme e krishterë) të doktrinës së krishterë të jezuitit spanjoll Jaime Ledesma, përkthimi i të cilit në italisht, ishte afirmuar qysh prej vitit 1571, nuk është kuptuar mirë nga shqiptarët tanë tëItalisë.

[3] Krh. Fati i Gjon Buzukut, në“Shekulli”, e përditshmja tiranase, 14.06.2006.

[4]Çabej, 1968.

[5]Kamsi, 1995.

[6] Botimit të parë të shypur të Indeksit i parapriu kompilacioni i një liste të publikimeve të ndaluara, e renditur në rendin alfabetik për mbiemër dhe emër të autorit. Ajo është fryt i një pune të përfunduar gjatë Koncilit nga një komision ad hoc i themeluar, që “për shumëllojëshmërinë dhe numrin e madh të librave, (Koncili) nuk mund t’i gjykojë një nga një, ndërkaq, urdhëron që krejt materiali i përgatitur të prezantohet Atit të shenjtë, me qëllim që të përfundohet dhe publikohet sipas gjykimit të tij”(Krh. Conciliorum oecumenicorum decreta, Sessio XXV, 1563, fq. 797). Lista, në dorëshkrim, gjendej në arkivin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë (A.K.D.F. – INDEX LIBR. XVI, 1, viti 1595). Nuk rezulton i përfshirë emri i Buzukut. Duhet vështruar, edhe pse posedonte imprimatur (të drejtën e publikimit), lista e tillë nuk qe publikuar, edhe pse mbeti në bazë, por e integruar, të botimit të parë të shtypur të Indeksit.

[7] Një orvatje e parë e studimit historiko-liturgjik është prezantuar nga unë në Ulqin të Malit të Zi, në vitin 2005, me rastin e konferencës jubilare për 450 vjetorin e Mesharit të Gjon Buzukut. Krh. Chiaramonte, 2005, fq. 65-76.

[8]Rrota, 1930, 1.

[9] Papas Arbëresh, Paolo Schirò, pasi që ushtroi me nder detyrën e profesorit të greqishtes në Seminarin e Bitontos, në vitin 1904 emërohet Ipeshkëv Ordinar për shqiptarët e Sicilisë. Kthehet në ishull, ku kryen edhe detyrën e rektorit të Seminarit Italo-Greko-Shqiptar të Palermos, nxënës i të cilit ishte më parë se bashku me poetin Giuseppe Schirò, që të dy të ushqyer me vepra albanologjike të bashkëvendasit Demetrio Camarda. Në Palermo, sipas një tradite të konsoliduar, kryen edhe detyrën e famullitarit të Kishës së Shën Kollit të grekëve ngjitur me seminar. Kjo Kishë e themeluar në vjetërsi nga grekët autoktonë u ishte ofruar arbëreshëve të ardhur nga Corone di Morea, të vendosur më pastaj në qytet, duke konsideruar mbi koincidencën e traditës kishtare e të gjuhës liturgjike të të dy bashkësive. I zellshëm ndaj gjuhës amtare, deri tek hapja e një shtypshkronje për të shtypur në gjuhën shqipe në selinë e Seminarit, duke lënë pakëz nën hije edhe administrimin ordinar të institutit edhe atë të edukimit ndaj studentëve. Rreth këtyre mungesave të Schiros, regjistrohet në fakt një ankesë nga ana e një grupi papades të bashkësisë italo-shqiptare të Sicilisë që i bëjnë apel Benediktit XV. Mbi arsyet e këtyre ankesave mund të ushqejmë më shumë se një dyshim, nga se Schirò, përveç që merrej më gjërat sakrale e me shqiptarët, ngarkohej edhe me probleme sociale dhe politike. Në një epokë ku katolikët italianë ishin akoma të obliguar të qëndrojnë jashtë sferës politike për shkak të “çështjes romake”, e, për sa duket, Paolo Schirò ishte bashkëthemelues i Partisë Popullore të don Sturzo dhe merrej me çështjet e kontratave agrare, duke i bërë ato me të drejta nëpërmjet marrëveshjeve me pronarët e latifondistëve. Kjo lëvizje e quajtur edhe “Kooperativat e bardha”, vinte radikalisht në krizë sistemin e “gabelloteve”, në fuqi në Sicili edhe pas bashkimit. Rezultatet e reformës që vinte pas konfiskimit të “dorës së vdekur kishtare” (1886), kishin falimentuar për shkak të fshatarve. Pa dyshim që vepra shumëformëshe e Schiros në fushën e traditës së krishterë dhe shqiptare të lirisë personale, nuk mund të mos shkaktonte konflikt, si një konkurrencë e rrezikshme, me predikimin socialist të personifikuar në Sicili nga Nicola Barbato, një tjetër arbëresh. Nga ana tjetër, një rol të rëndësishëm kundër Schiros kishte Masoneria, në të cilën merrnin pjesë edhe disa eksponentë të shoqërisë italo-shqiptare të kohës, që më vonë kaluan në fashizëm. Atyre u atribuohet ekzekutimi i një atentati, edhe pse i kufizuar në plagosjen e ipeshkvit. Në vitin 1919 ai u largua nga detyra e rektorit. E për ushtrimin e detyrës së ipeshkvit ordinar, u tërhoq në Piana degli Albanesi, e i ngushëlluar nga vëllimet e bibliotekës së pasur private, përfundoi një përkthim të çmueshëm të Liturgjisë Hyjnore të Shën Gjon Krizostomit, duke kontribuar në pasurimin e traditave paraliturgjike shqiptare, mbajti një korrispondencë të rregullt me albanologët e kohës dhe vazhdoi të punonte mbi Buzukun.

[10] Sikur thekson edhe Marlekaj, 1958, fq. 37, qe quajtur për herë të parë meshar nga Kazazi e më pastaj nga të gjithë, “për pjesën kryesore që përmbante”, edhe Camaj, 1960, fq. 8.

[11]Kodikët e Shqipërisë, 2003.

[12]Ib., fq. 155.

[13]Ib., fq. 163

[14] Shiko më detajisht, Shënimin e prof. Sorci

[15] Me bullën Quo primum, të datës 15 korrik 1570. Krh. Coquelines, 1730.

[16]La piccola Trecani, dizionario enciclopedico, 1995, fq. 496.

[17] Falëndëroj don David Gjugja, udhëheqës i Radio Vatikanit, programi në gjuhën shqipe, që më ka sygjeruar comes-in si një fushë të mundshme punimi, i aplikueshëm edhe për veprën e Buzukut.

[18] DU CANGE, 1866 e botime të mëtutjeshme ad vocem; shiko edhe ENCICLOPEDIA CATTOLICA ad vocem.

[19] Si pasojë e ikjeve masive dhe evakuimeve të konkorduara, një pjesë e madhe e popullit shqiptar zhvendosej në Kroaci apo gjetiu, e në veçanti në Itali. Shumë famullitarë ndiçnin fatin e tyre, kur nuk ishin drejtëpërdrejt në drejtimin e tyre. Krh. KAMSI, 2005.

[20] CAMAJ, 1960.

[21] Krh. Arkivin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë: AKDF, S.O.C.L. 1607-1625, nr.2. Kemi të bëjmë me disa shkëmbime epistolare ndërmjet nuncit të Gratzit, at Jeronimi nga Shibeniku, e Sant Uffizio, në të cilin jepet lajmi për ekzistencën e Mesharit dhe breviarit në gjuhë “ilirike”, alias “sllave” o “serbe”, në përdorim nga pjesa dërmuese e klerit dalmat. Përdorimi i tyre, ende në formën prekonciliare, qe justifikuar nga kleri si një privilegj i lëshuar ab antiquo Shën Jeronimit. Nunci kontrollon tekstet personalisht si njeri kompetent dhe lindin paragjykime mbi ortodoksinë e fesë. Nunci atëherë ia propozon këtij dikasteri që të bëhet një përkthim i ri në latinishten postkonciliare, duke i dhënë edhe referenca mbi një njeri të pasur, i cili do të angazhohej që t’i mbulonte shpenzimet e botimit, duke e shtyrë kësisoji vetë  selia shenjte edhe klerin që të blente nga ai. Ndodhia përfundoi në vitin 1679 në këto rrethana: Relinquitur arbitrio sacerdotum illyricorum celebrare missam illyrico vel latino idiomate (AKDF, S.O. Ench. 1603-1788, N.30).

[22] Krh. GJINI, 1992

[23]Ann. 1546: Cc. Tridentinum: Sess. IV-: Decr. De Scriptura. Decretum de vulgata editione Bibliorum et de modo interpretandi s. Scripturam.

1506. Insuper eadem sacrosanta Synodus considerans, non parum utilitatis accedere posse Ecclesiae Dei, si ex omnibus latinis editionibus, quae circumferuntur sacrorum librorum, quaenam pro autentica habenda sit, innotescat: statuit et declarat, ut haec ipsa vetus et vulgata editio, quae longo tot saeculorum usu in ipsa Ecclesia probata est, in publicis lectionibus, disputationibus praedicationibus et expositionibus pro autentica habeatur, et quod nemo illam quovis praetextu audeat vel praesumat.

1507. Praetera ad coercenda petulantia ingenia decernit, ut nemo, sua prudentiae innixus, in rebus fidei et morum, ad aedificationem doctrinae christianae pertinentium, sacram scripturam ad suos sensus contorquens, contor eum sensum, quem tenuit et tenet sancta mater Ecclesia, cuius est iudicare de vero sensu et interpretatione Scripturam sanctarum, aut etiam contra unanimem consesum Patrum ipsam Scripturam sacram interpretari audeat, etiamsi huismodo interpretationes nullo umquam tempore in lucem ededae forent…

1508. Sed et impressoribus modum in hac parte, ut par est, imponere volens... statuit, ut posthac sacra Scriptura, potissimun vero haec ipsa vetus et Vulgata editio quam emendatissime imprimere vel imprimi facere quosvis libros de rebus sacris sine nomine auctoris, neque illos in futurum vedere aut etiam apud se ritenere, nisi primum (prius) examinati probatique fuerint ab Ordinario (Krh. Denziger, fq. 365-366). 

[24] Krh. Storia dei concili ecumenici, 1990, fq. 355.

[25] RESSULI, 1958.                    

[26]Vep. e cit.

[27] CAMAJ, 1960, fq 36-42.

[28]LORIA RIVEL, 2004.

[29] PETROTTA, 1932- 33, fq. 46 e nxjerr një gjë të tillë colophon, ku Buzuku ankohet që “kujdesi për kishën e tij, e pengon që të merrej përkushtimisht me shtypjen e librit”.

[30]Është e ditur se Shën Jeronimi shpeshherë ka pështatur përkthimet biblike të ekzistuar para tij në latinisht, si për shëmbull Vetus Latina, të ardhura nga versionet latine të Septaguinta greke e nga Esapla o nga teksti ebraik. Në përkthimin e pslameve, në veçanti, ai pati shumë vështirësi për shkak të anës letrare poetike që i përkisnin. Kështu, në Romë, rreth viteve 383-384, rishikoi përkthimin e vjetër latin të psalmeve, duke u bazuar në tekstin grek Septuaguinta paeseplare, nga edhe rrjedh i kështu quajturi Psalterium romanum. Në lindje, mandej, rreth viteve 387-388 rishikoi prapë këtë version latin duke u mbështetur, kësaj here, mbi recensionin Esapla të Septuaguinta, që do të ishte bërë e njohur pastaj në Galaci, kështu që u quajt Psalterium gallicum. Në fund pas vitit 390, në Betlem përktheu psalterin, së bashku me librat e tjerë të Besëlidhjes së vjetër, drejtpërdrejt nga teksti hebraik e për këtë arsye edhe merr titullin Psalterium hebraicum.

[31]Është rasti i Codex purpureus Beratinus Ø, të shekullit VI, rrjedh prej Metropolisë se Beratit e ruajtur në arkivin qendror të shtetit në Tiranë. Krh. I Codici d’Albania, 2003, passim.

[32] Kapitulli i VIII. De Missa vulgari lingua non celebranda, et mysteriis eius populo explicandis. Etsi Missa magnam contineat populi fidelis eruditionem, non tamen espedire vissum est Patribus, ut vulgari passim lingua celebraretur (can. 9). Quamobrem, retento ubique cuisque ecclesiae antiquo et a sancta Romana Ecclesia, omnium eccliesiarum matre et magistra, probato ritu, ne oves Christi esuriant, neve “parvuli panem petant et non sit, qui frangat eis”(cf. Thr 4,4): mandat sancta Synodus pastoribus et singulis curam animarum gerentibus, ut frequenter inter missarum celebrationem vel per se vel per alios, ex his, quae in Missa leguntur, exponant atque inter cetera sanctissimi huius sacrificii mysterium aliquod declarent, diebus peaesertim Dominicis est Festis. ( krh. Denzinger, fq. 764).

[33] Seksioni i XXIV, decretum de reformatione, Canon VII. (Cfr. Conciliorum Ecumenicorum Decreta, fq. 764).

[34] Ann. 1564; Pius IV; Regulae Trident. De libris prohibitis: “Regulae Tridentinae” de libris prohibitis, confirmatae in Const. Dominici gregis custodiae, 24 mart, 1564. (omissis).

1853, Regula III: Versiones scriptorum etuam ecclesiasticorum, quae hactenus editae sunt a damantis auctoribus, modo nihil contra sanam doctrinam contieant, permittuntur. Librorum autem Veteris Testamenti versiones viris tantum doctis et piis iudicio episcopi concedi poterunt, modo huiusmodi versionibus tamquam elucidationibus vulgatae editionis ad intelligendam sacram Scripturam, non autem tamquam sano textu utantur. Versiones vero Novi Testamenti ab auctoribus primae classis huius Indices facta nemini concedantur, quia utilitatis parum, periculi vero plurimum lectoribus ex earum lectione mnare solet. Si quae vero annotationes cum huiusmodi quae permittuntur versionibus vel vum vulgata editione circumferuntur, expuntictis locis suspectis a facultate theologica alicuius Universitatis catholicae aut Inquisitione generali, permitti eisdem poterunt, quibus et versiones…(krh. Denzinger, fq. 423).

1854. Regula IV: Cum experimento manifestum sit, si sacra Biblia vulgari lingua passim sine discrimine permittantur, plus inde ob hominum temeritatem detrimenti quam utilitatis oriri, hac in parte iudicio episcopi aut inquisitoris stetur, ut cum consilio parochi vel confessari biblorum a catholicis auctoribus verosorum lectionem in vulgari lingua eis concedere possint, quos intellexerint ex huiusmodi lectione non damnum, sed fidei atque pietatis augmentum capere potest (Krh. Denzinger, fq. 424).  

[35] Për veprën ungjillëzuese të Shën Cirilit dhe Metodit, e vazhduar nga Shën Klementi nga Ohri.

[36] E futur në një qarkore në gjuhën latine nga argjipeshkvi i Durrësit Pal Engjëlli. Krh. Kodi 1107, F. 3-4 fondi Ashbumhaniano, cat. Cesare Paoli, në bibliotekën Medicea-Laurenziana të Firencës.

[37] Krh. Borgia, 1930.

[38] Bihlmeyer – Tuechle, 1960, Vol. III., fq 147.

[39] Me zbulimin shtypit edhe kishat ortodokse vendosën edicione tipike. Venediku, që rezulton vendi më i akredituar si vend i shtypjes së Mesharit, ishte qendra e këtij aktiviteti në favor të grekëve, sllavëve, armenëve, por edhe të hebrenjve.

[40] Ka të bëjë me botimin e quajtur Sisto Clementina.

[41] Krh. Bullën Etsi pastoralis…të 26 majit 1742.

[42] Koncili i dytë Vatikanas, dekreti mbi liturgjinë Sacrosanctum Concilium, më 4 dhjetor 1963 (krh. Schmidt, 1966).

[43] Schirò P., 1964.

[44] Krh. Historia e Popullit Shqiptar, Vol. III., 2007.

[45] Krh. Chiaramonte, 2004

[46]R. Lippe (ed.) Missale Romanum Medioloni 1474 – I: Test; II: A colattion with other editions printed before 1570, Boydell Press, London 1899, 1907; Missalis Romani editio princeps, Medionani anno 1474 prelis mandata, reimpressio vaticani exemplaris introductione aliisque elementis aucta curantibus A. Ward, C. C. Johnson, CLV – Edizioni liturgiche, Roma 1996. Në këtë rastin e fundit kemi të bëjmë me një ribotim anastatik të ekzemplarit të ruajtur në Bibliotekën Ambroziane të Milanos, e integruar me atë të ruajtur në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit C.52 e 4.

[47] Krh. C. Maggioni, dalla festa della concezione di s. Anna all’Immacolata concezione della Vergine Maria, në «Rivista Liturgica» 91 (2004) 794 – 800; P.Sorci, La dottrina dell’Immacolata nelle fonti litugiche antiche e medievali, në «Path» 3 (2004) 452-465. Në Missalum Romanum të vitit 1474 i botuar nga Ward –Johnson, e cituar në fusnotën e mësipërme gjejmë të cekur festën në kalendar: Conceptio beate Virginis (p.14), nuk figurojnë mbasandej tekstet e meshës. 

 

ZEF GIUSEPPE CHIARAMONTE,

Il “Messale”di Gjon Buzuku (1555). Un hapax in lingua albanese tra riforma, controriforma e islam. in Rivista Liturgica, anno XCVIII, terza serie, n. 6, novembre-dicembre 2011, pp.1063-1073.








All the contents on this site are copyrighted ©.