2017-01-04 16:19:00

Së paku 7000 civilë të vdekur në Irak në 2016, denoncojnë Kombet e Bashkuara


Së paku 7000 civilë janë vrarë në Irak gjatë 2016. Këtë denoncon misioni i asistencës së Kombeve të Bashkuara në Irak, Unami, i cili në një komunikatë ka saktësuar se 12.388 civilë tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë vitit të sapo mbyllur. Këto të dhëna, saktësoi misioni i OKB-së, nuk përfshinë viktimat civile në provincën perëndimore të Anbar-it gjatë muajve maj, korrik, gusht e dhjetor. Një vit më parë, në 2015, Kombet e Bashkuara patën regjistruar vdekjen e 7515 personave.

OKB-ja saktëson se numrat e furnizuar “duhen konsideruar si minimumi absolut” pasi që nuk është e mundur të verifikohen viktimat civile në zonat e konfliktit dhe ata që kanë humbur jetën nga “pasojat sekondare të dhunës, do të thotë nga mungesa si për shembull e ujit, ushqimit, ilaçeve dhe e kurave mjekësore”. E  masakra vazhdon. Së paku shtatë persona kanë vdekur në Samarra ku një grup e terroristëve ka sulmuar një stacion të policisë. Tre atentatorët kanë shpërthyer. Kështu shkruar në faqen e internetit emitentja Al Arabiya. Pjesëtarë tjetër të grupit kanë shtie me armë zjarri ndaj policisë,  derisa ndërhyrja me helikopterë i dha fund sulmit të terroristëve. Në Samarra, qytet i shenjtë i shiitëve për praninë e një xhamie të rëndësishme, autoritetet irakene kanë shpallur ndalimqarkullimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.