2017-01-04 18:13:00

Gjykata e Lartë indiane: jo përdorimit të fesë për qëllime politike


Gjykata e Lartë e Indisë vendosi që asnjë politikan nuk mund të përdorë fenë për të fituar vota. Vendimi, i marrë me katër vota pro e tre kundër, u dha dje e mund të përcaktojë fatet e zgjedhjeve të ardhshme administrative, parashikuar në pesë shtete. Për herë të parë, gjykatësit sfidojnë një vendim tjetër, marrë në vitin 1995, në të cilin Hindutva – ideologjia, që e konsideron hinduizmin identitet etnik, kulturor e politik, në emër të të cilit, grupe ekstremistësh dhunojnë e diskriminojnë pakicat e tjera – shihet si stil jete e jo si fe. Gjykatësit nënvizojnë se “ushtrimi i së drejtës së votës është praktikë laike” e se “marrëdhëniet ndërmjet njeriut e Zotit janë individuale. Shtetit i ndalohet të kërkojë besnikëri për një veprimtari të tillë”. Prandaj, fitimi i votave, duke u bazuar në deklarata për fenë, tani e tutje, konsiderohet krim i dënueshëm me ligj.








All the contents on this site are copyrighted ©.