2017-01-04 14:48:00

Ccee: në Paris Forumi pestë evropian katoliko-ortodoks


Forumi 5° evropian katoliko-ortodoks, promovuar nga Këshilli i Konferencave episkopale të Evropës, do të mbahet në Paris nga data 9 deri më 12 janar . “Është  fjala – lexohet në faqen e internetit të organizmit kishtar që kryesohet nga kardinali italian Angelo Bagnasco – për edicionin e pestë të Forumit në të cilin do të marrin pjesë 12 përfaqësues të Kishave ortodokse në Evropë e 12 delegatë të Kishave katolike”.

Evropa, po t’i referohemi kontekstit aktual, sot “ballafaqohet me frikën e terrorizmit dhe me sfidat e fundamentalizmit”. Forumi, prandaj, – njofton agjencia Sir – do të ofrojë reflektime mbi aktualitetin, mbi rolin e krishterimit e të dialogut ekumenik, mbi “vlerën e njeriut e të lirisë fetare”.

Këshilli i Konferencave episkopale të Evropës numëron 39 anëtarë: 33 Konferencave episkopale të Kontinentit të vjetër u shtohen kryeipeshkvijtë e Luksemburgut dhe të Principatës së Monakos, kryeipeshkvi i Qipro-s së Maronitëve, ipeshkvi i Chisinau (Moldavisë), ipeshkvi i Eparkisë së Mukachevo-s dhe administratori apostolik i Estonisë. “Gjithsejtë numri i anëtarëve të Këshillit të Konferencave episkopale të Evropës është 39, shpërndarë në një territor që përfshin 45 Shtete”. Selia e sekretarit të Konferencave episkopale të Evropës gjendet në St. Gallen (Zvicër).  








All the contents on this site are copyrighted ©.