2017-01-03 16:03:00

Dom Gjergj Meta: Të mbrohet ideali i familjes shqiptare


Komisioni i Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë për Laikët e familjen, në kalimin nga viti 2016 në 2017,  i kthehet idealit të familjes, përmes ‘Një Letre për familjet’ drejtuar besimtarëve katolikë dhe të gjithë atyre që besojnë te kjo vatër e shkollë vlerash njerëzore, shpirtërore, shoqërore e kombëtare. “Familja është shkollë e madhe themeluar nga Zoti për edukimin e gjinisë njerëzore”, shkruante Gotthold Ephraim Lessing.

Ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, duke theksuar vlerën, bukurinë e rolin e familjes në Kishë e në shoqëri, i drejtohet disa kategorive personash duke i nisur nga prindërit, e deri te çiftet e reja, të fejuarit, të rinjtë, gjyshërit, gratë e së fundi meshtarët. Për një lexim kësaj letre të Komisionit të Konferencës Ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë për Laikët e Familjen, ta dëgjojmë zëdhënësin e ipeshkvijve shqiptarë, dom Gjergj Metën në mikrofonin e dom David Gjugjës...








All the contents on this site are copyrighted ©.