2017-01-02 15:35:00

Papa në mbrojtje të fëmijëve


Në festën e shenjtorëve të Pafajshëm Papa u ka shkruar personalisht ipeshkvijve të mbarë botës duke denoncuar krimet e tmerrshme bërë kundër  fëmijëve. “Të gjejmë guximin e nevojshëm për t’i promovuar të gjitha mjetet e nevojshme e për ta mbrojtur në tërësi jetën e fëmijëve tanë, që këto krime të mos përsëriten më. Ta bëjmë tonën, qartë e ndershmërisht  ‘tolerancën zero’ në këtë fushë. Këtë kërkon Papa Françesku në Letrën e tij drejtuar të gjithë ipeshkvijve të botës, me rastin e festës së Fëmijëve Shenjtorë të Pafajshëm, të cilët Kisha katolike i kremtoi më 28 dhjetorin e kaluar. “Duke i përkujtuar Shenjtorët e Pafajshëm – shpjegon Papa – dua që të ripërtërijmë e ripohojmë impenjimin tonë që ‘këto tmerre’ të mos ndodhin kurrë më ndër ne”.








All the contents on this site are copyrighted ©.