2017-01-02 12:11:00

Papa: Mesha në Shën Pjetër për festën e Epifanisë


Papa Françesku do të kremtojë të premten më 6 janar në ora 10.00 në Kapelën Papnore të bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan Meshën e solemnitetit të Dëftimit të Zotit. Të dielën e ardhshëm, më 8 janar, në Kapelën Sikstina, gjatë kremtimit të liturgjisë së festës së Pagëzimit të Jezu Krishtit, Papa do të pagëzojë disa fëmijë.

Me festën e Pagëzimit të Zotit, të dielën e ardhshme, përfundojnë funksionet dhe kremtimet liturgjike të periudhës së Krishtlindjes, që filluan me Meshën e natës së Krishtlindjes në bazilikën e Shën Pjetrit dhe vijuan me 25 dhjetor me bekimin papnor tradicional ‘Urbi et Orbi’  ‘Romës e Botës’ nga ballkoni i bazilikës vatikanase; më 31 dhjetor u kremtua liturgjia e mbrëmësores dhe lutja e falënderimit për vitin e kaluar‘Te Deum’; dje më 1 janar u kremtua Mesha e festës së Marisë Nënës së Zotit në ‘Ditën botërore të Paqes’.








All the contents on this site are copyrighted ©.