2017-01-02 16:32:00

Ekumenizëm: do të mbahet në Bazel takimi 40-të i Taizè-së


Do të zhvillohet në Bazel, në Zvicër, në fund të vitit 2017, takimi i ardhshëm i 40-të evropian i të rinjve që organizohet nga komuniteti i Taizè-së. Kështu shkruan l’Osservatore Romano, duke iu referuar njoftimit që dha eprori i komunitetit ekumenik Taizé, fratel Alois Loser, gjatë meditimit të tij, në mbarim të takimit të 39-të të të rinjve që u mbajt në Riga, Letoni, nga data 28 dhjetor deri më 1 janar, në të cilin morën pjesë mijëra të rinj katolikë, ortodoksë e protestantë ardhur nga mbarë kontinenti evropian, por edhe nga vendet tjera më të largëta, si nga Koreja e Jugut e nga Hong Kongu.

Bazeli si vend i takimit të ardhshëm të Taizè-së për 2017 është një zgjedhje me domethënie të jashtëzakonshme, sepse 10 vjet pas takimit të Gjenevës, takimi i të rinjve kthehet në Zvicër, në qytetin e tretë të Konfederatës Helvetike. Bazeli, një “metropol me format xhepi” është edhe njëra prej qendrave kulturore më të gjalla të Evropës (ka mbi 40 muzeume për pak më shumë se 175 mijë banorë), prej 500 vjetësh përfaqëson një vend kyç për Reformën protestante.

E pikërisht në Basel, vatër e Reformës protestante, gjendet selia universitare që nga viti 1490, e këtu më 1514, vendosi rezidencën e vet filozofi holandez Geert Geertsz, figurë më e njohur si rregulltar agustinian Erasmus nga Rotterdam. Këtu, Erasmus takohet me Reformën e Luter-it, në favor të së cilës ndërhyri pranë Leonit X, me të cilin pati edhe një polemikë të ashpër, duke preferuar një Reformë të ngadaltë, graduale e sidomos paqësore.

E është akoma Bazeli, që konsiderohet si vatër e Reformës, ku në vitin 1989 u mbajt Asambleja I ekumenike, takimi parë i madh i Kishave në Evropës nga XVI shekujt ( 5 vjet pas lutjes së I ekumenike që u mbajt së bashku më 1984 në Katedralen e Trento-s, seli e Kundër reformës.

Po lidhjet e komunitetit të Taizè-së me Bazelin nuk përfundojnë këtu: qyteti gjendet në udhëkryqin e tri shteteve – Francës, Gjermanisë e Zvicrës – zonë  prej nga vijnë vëllezërit e parë të komunitetit Taizè e territor ku do të jetë më lehtë gjetja e vendstrehimit për një numër të madh të rinjsh që zakonisht vijnë nga mbarë Kontinenti Vjetër.








All the contents on this site are copyrighted ©.