2016-12-28 14:33:00

Kardinali Rylko është emëruar kryeprift i ri i Bazilikës së Shën Marisë së Madhe në Romë


Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen, paraqitur nga kardinali Santos Abril y Castellò, nga detyra e kryepriftit dhe administratorit të Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe në Romë dhe ka ftuar ta zëvendësojë kardinalin Stanislaw Rylko, president i merituar i Këshillit Papnor për Laikët.

Kardinali Rylko, 71 vjeç, polak, qe kenë që nga 4 tetori vitit 2003 president i Këshillit Papnor për Laikët. Kardinali Santos Abryl i Castellò, 81 vjeç, spanjoll, ka qenë emëruar kryeprift i Bazilikës së Shën Marisë së Madhe më 21 nëntor 2011.








All the contents on this site are copyrighted ©.