2016-12-28 14:51:00

Kardinali Marx: fushata elektorale të mos jetë teatër i denigrimeve


Në kuadrin e zgjedhjeve në vitin 2017, kryeipeshkvi i Munih-ut të Bavarisë, kardinali Reinhard Marx, president i konferencës episkopale gjermane, u bënë thirrje të gjithë përgjegjësve politik që “fushata elektorale të mos shndërrohet në sulme, denigrime e gjykime bardhë e zi”.

“Gjatë vitit 2016 kemi parë fushata të ngjashme në vende tjera. Por për fat të mirë ne jemi përmabjtur e kursyer”, pohon kardinali Marx në një intervistë për faqen e internetit të katolikëve gjermanë Katholische.de. “Kërkoj qetësi e respekt”.

Në një deklaratë tjetër, duke komentuar sulmin e fundit terrorist në tregun e Krishtlindjes në Berlin, kardinali Marx pati pohuar: “Lajmet që vijnë nga Berlini më ka tronditur thellë. Dhuna në tregun e Krishtlindjes është në kundërshtim me atë që vizitorët dëshironin. U shpreh solidaritetin tim familjeve të viktimave dhe të të plagosurve. I lutëm Zotit për të gjithë. Në këto momente të vështira për qytetin e Berlinit dhe për vendin tonë, është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar”








All the contents on this site are copyrighted ©.