2016-12-26 00:00:00

Në ditën e dytë të Krishtlindjes, Kisha kremton Shën Shtjefnin protomartir.


Pas kremtuam dje me solemnitet Krishtlindjen, sot kujtojmë lindjen në qiell të Shën Shtjefnit, martirit të parë. Papa, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, ilustroi lidhjen e ngushtë mes festës së djeshme dhe festës së sotme. Ekziston një lidhje e veçantë, që bashkon këto dy festa dhe kjo lidhje përmblidhet bukur në liturgjinë ambroziane që thotë: “Dje Zoti lindi mbi tokë në mënyrë që Shën Shtjefni të lindte në qiell”.

Shën Shtjefni, kujtojmë, është një dishepull i vërtetë i Krishtit dhe një imitues perfekt i tij. Me të fillon vargu i gjatë i martirëve të cilët e vulosën jetën e tyre duke dhënë jetën, duke shpallur me dëshminë e tyre heroike se Zoti u bë njeri për t’i hapur njeriut Mbretërinë e Qiellit.

Kisha nënvizon se në atmosferën e gëzimit të Krishtlindjes nuk duhet të duket jashtë vendit lidhja me martirizimin e Shën Shtjefnit. Në fakt, qysh në grazhdin e Betlehemit zgjatet hija e kryqit. Kjo paralajmërohet nga varfëria e stallës në të cilën qan foshnja, nga profecia e Simeonit për shenjën e kontradiktës dhe shpatës që është e destinuar të shporojë shpirtin e Virgjërës, persekutimin e Herodit që do ta bëjë ikjen në Egjipt të nevojshme. Pra, nuk duhet të shkaktojë habi se një ditë, ky Fëmijë pasi të rritej, t’u kërkojë dishepujve të vet ta ndjekin në Udhën e Kryqit me besim të plotë dhe besnikëri.

Si të mos pranojmë se edhe në këtë kohën tonë, në vende të ndryshme të botës, të dëshmosh besimin e krishterë heroizëm martirësh? Si të mos ta themi se gjithandej, edhe atje ku nuk ka persekutim, të jetosh me koherencë Ungjillin do të thotë se duket paguar një çmim i lartë!

Kisha, në festën e Krishtlindjes, e sot, të shën Shtjfenit protomartir, na fton si besimtarë ta jetojmë me koherencë besimin tonë, gjithnjë të gatshëm t’i përgjigjemi kujtdo që të na kërkojë arsyen e shpresës sonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.