Shën Gjon Pali II: Lutje Foshnjës Hyjnore
O Foshnje Hyjnore...
teri, ti, lotët e vocërrakëve,
përkëdhele të sëmurin e plakun pa shpresë,
njerëzit ti nxiti që armët t’i ulin
miliona krahë të shtrëngohen
në një përqafim të paparë
paqëtor, universal.
Ftoji njerëzit, o Jezus i mëshirshëm,
t’i shembin muret, që i ngriti
mjerimi, papunësia,
padija, indiferenca
mëria e mllefi e pabesia.
Se Ti, Foshnjë Hyjnore e Betlehemit,
na shpëton, na çliron prej çdo mëkati,
Ti je i vetmi Shëlbues;
njerëzimi, si i verbër, të kërkon!
O Zot i Paqes,
dhuratë e paqes për mbarë njerëzimin,
eja të jetosh në çdo zemër,
në zemrën tonë
e të familjeve tona.
Je Ti paqja jonë e gëzimi ynë. Amen!
All the contents on this site are copyrighted ©. |