2016-12-24 13:09:00

Pse linda, thotë Zoti


Pse linda, thotë Zoti

Linda lakuriq, thotë Zoti,

që ti të dish të zhvishesh nga vetvetja.

I varfër linda,

që të jem për ty e vetmja pasuri.

Linda në stallë,

që ti ta shenjtërosh çdo skaj e skutë.

Linda i ligshtë

thotë Zoti, që ti të mos tutesh nga unë.

Linda për dashuri,

që në dashurinë time ti kurrë të mos dyshosh.

Linda në natën e errët,

që ti të besosh se e ndriçoj çdo  terr.

Linda Vetje, thotë Zoti,

që ti të mos turpërohesh kurrë nga vetja.

Linda njeri,

që ti të mund të jesh “zot”!

Linda i persekutuar,

që ti t’i pranosh edhe mundimet.

Linda në thjeshtësi,

që ti të mos jesh i ndërlikuar.

Linda nën strehën tënde, thotë Zoti,

për të hapur rrugën drejt strehës së Atit!








All the contents on this site are copyrighted ©.