2016-12-24 17:28:00

Në Krishtlindje, Zoti të dhashtë fenë e Marisë!


Zoti të dhashtë fenë e Marisë, 
që ta pranosh Shëlbuesin me ëmbëlsi !

Zoti të dhashtë besnikërinë e Jozefit, 
që ta mbrosh Foshnjën si Thesarin më të çmuar!

Zoti të dhashtë gëzimin e engjëjve,
që ta shpallësh lindjen e Mesisë e t’i thurësh lavde me jetën tënde !

Zoti të dhashtë thjeshtësinë e barinjve, 
që të vraposh për t’u gjunjëzuar para Krijuesit tënd !

Zoti të dhashtë bujarinë e tre mbretërve, 
që t’ia dhurosh krejt vetveten Jezusit Mbret !

Zoti e shndërroftë zemrën tënde në një Betlehem të gjallë 
e kështu çdo ditë e jotja do të jetë KRISHTLINDJE !

GËZUAR KRISHTLINDJEN!








All the contents on this site are copyrighted ©.