2016-12-24 00:00:00

Krishtlindja në letërsinë shqipe të traditës. Ernest Koliqi: “Fjala qet fjalën” (5)


Po vijojmë me syzimet e Ernest Koliqit, kushtuar Krishtlindjes , shkëputur nga Revista “Shêjzat”, vjeti VI – n.11-12 Nanduer-Dhetuer 1963, titulluar “Fjala qet fjalën”. Sot,  “Silent Night, Holy Night”:

“Këthyem tue heshtë në hotel, zemrën mbushë me ndiesina lartësuese. Por, në dhomë mue s’më bâhej me rá në shtrat. Shetitshëm poshtë e nalt tue pí cingare mbas cingarje, në nji tallaz mendimesh. E, qe, m’erdhi në vesh nji kumbim pianoforte bashkë me do zâne të holla qi këndojshin kangë Këshndellash.  Dola e zbrita në salon të të parit kat, prej kah delshin kumbimi e zânet. Ke pjanoforta ishte ulë nji pilot amerikan i vijës ajrore qi vinte prej Shteteve të Bashkueme e bânte prâjë n’at hotel të Damaskut ku avjatorat ternoheshin para se m’u nisë kah Lindja e Largët. Ai merrte kangë Këshndellash me pjanofortë e dukej disì pijshëm, por mâ tepër se nga araku, gotën e të cillit mbante përpara, nga  kujtimet e nga malli. Rreth tij katër hostesses veshë me petkun shêjnak bleu të tyne këndojshin. U avita e ato njerzisht më shtînë në mes. U bashkova edhe unë në kangë. E, si këtu fjala qet fjalën, aty kanga ndiellte kangën në mënyrë qi agimi na gjet të lodhun prej gjumit e prej arakut, por të shmalluem e me zêmër disì të lehtësueme zymnimesh të mergimit nga ai shfrim muzikuer. Qoftë për atëherë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.