2016-12-24 15:43:00

Krishtlindja e atë Anton Lulit


Krishtlindja e sivjetme vjen pas një viti të rëndësishëm e plot hir për Kishën Katolike Shqiptare. Së pari, shpallja e Nënë Terezës shenjte, pastaj lumnimi i 38 martirëve të parë të komunizmit e më pas, krijimi i kardinalit shqiptar, Ernest Simoni (Troshani). Populli shqiptar ka ç’të festojë e për çfarë ta falenderojë Zotin gjatë festave të fundvitit.

Për shumë nga martirët, por edhe për shumë të tjerë, që janë martirë e shenjtorë në zemrën e atyre, që i njohën e ua panë vuajtjet, përkujtimi i lindjes së Krishtit ka qenë festë e kaluar në burg apo në kampet e punës së detyruar. Me qindra janë dëshmitë, që tregojnë se edhe në atë gjendje të tmerrshme, nuk e harruan Shëlbuesin e botës e, me aq sa mundën e me aq sa patën, e kremtuan festën e Krishtlindjes. Vetë kardinali i ri, Ernest Simoni (Troshani) qe arrestuar Natën e Krishtlindjes, ashtu si don Simon Jubani e shumë të tjerë. Dukej sikur terrori komunist i nxirrte edhe më shumë kthetrat pikërisht atë Natë, si për t’u thënë meshtarëve të torturuar atë që Qoftëlargu i tha Krishtit në shkretëtirë: “Ku është Zoti yt? Thirre të të shpëtojë”. Nuk e dinin se përgjigjja e Jezusit u jepte zemër edhe atyre që provonin Mundimet e Zotit pikërisht në ditën e lindjes së Tij: “Jo vetëm me bukë jeton njeriu”.

Duke shkruar për Krishtlindjen në malësi, ndërsa diktatura përgatitej të mbyllte kishat e të gjitha objektet e kultit, atë Zef Pllumi, në vëllimin II të librit të tij “Rrno vetëm për me tregue”, mahnitet para vendosmërisë së malësorëve, që e kthyen Natën në ditë me vravashkat (pishtarët) e tyre, nënvizon: “Drita asht ma e fortë se sytë dhe depërton drejt e në mendje e zemra të njerëzve. (Vetëm qorrat qorra mbeten gjithmonë qorra)”.

Fatkeqësisht, ashtu mbetën ata, që gjetën pikërisht Natën e Krishtlindjes për të torturuar atë Anton Lulin, jezuitin shqiptar, i cili mbijetoi edhe pas komunizmit, pavarësisht nga burgjet e mundimet. E veshur me mister të veçantë, ja si e tregon ai këtë natë të jashtëzakonshme e të mundimshme në burg, që gjithsesi, nuk ia arriti t’ia shkulë nga mendja Foshnjën Hyjnore, që lindi sërish në zemrën e tij. Ta dëgjojmë, në mikrofonin e Klaudia Bumçit, në një intervistë marrë nga arkivi...








All the contents on this site are copyrighted ©.