2016-12-23 00:00:00

Stille Nacht, në gjuhën shqipe, 'O e qeta Natë'


Flej, o Qielluer...

Flej, o Qielluer,
T’ Zojës në krahnuer.
Flej, mos kjáj,
ndale at’ váj.
Gjumi t’vjen,
por ty s’t’bahet me fjetë,
pse n’do kashta
t’rrin trupi Ty p’shtetë.
 
Jezus për p’shtim të gjithë neve,
Jezus për p’shtim të gjithë neve.

Ty Zoja Mri,
Ty gjithë dashtëni,
rrin tuj t’ruejtë,
ambël prujtë,
 
Ditë do t’vinë,

o Shelbues, me u mekë;
Ka me të ra mbi një krygjë ty me dekë! 

Jezus për p’shtim të gjithë neve,
Jezus për p’shtim të gjithë neve!
 
Ky,  përkthimi krejt i lirë i tekstit nga i Lumi Vinçenc Prennushi.

Më poshtë, përkthimi i jezuitit Atë Pjetër Meshkalla, që i qëndroi shumë më besnik tekstit gjermanisht. Kënga nisi të këndohej menjëherë në Shkodër,  me të dy tekstet:

O e qeta Natë
 
Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë,
Krishti i lum sot ka le;
Shih si qeshet e bukura f’tyr’,
Me sy t’ambel mbar shekullin k’qyrë’
Flej, o i bukuri, flej
Flej, se shpresa je Ti.
 
Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë
Krishti f’mijë i Zoj’s Mari
Qe, në prehen sa mir’ po i rri,
Ejt’këndojnë me brohori:
Erdh i lumi Mesi
Erdh i lumi Mesi.
 
Nat’ e qetë, Nat’ e shejtë,
Me shpejti vijnë barijt
Me shikue k’te bukuri,
Me adhrue njik’te fëmijë
Krishti plot dashuni,
Krishti plot dashuni!

Nisi të jehojë, pra, me fjalët shqipe, kjo kryevepër botërore, në kishat e shqiptarëve, jo shumë kohë mbasi ishte krijuar. E ndoshta do ta ketë kremtuar 100-vjetorin e jetës në  këto troje....








All the contents on this site are copyrighted ©.