2016-12-23 12:47:00

Françesku i dhuron Kuries një vëllim për të mjekuar sëmundjet e shpirtit


Papa Françesku i dhuron Kuries një libër të jezuitit Claudio Acquaviva (1543-1615) mbi mjekimin e sëmundjeve të shpirtit. Në vitin 2014, gjatë pritjes së Kuries për shkëmbimin e urimeve me rastin e Krishtlindjes, u ndalua pikërisht tek disa nga sëmundjet e shpirtit njerëzor. Vitin e kaluar, duke u nisur nga fjala “mëshirë” kujtoi, përmes hartimit simbolik të një lloj katalogu, virtytet e nevojshme për ata që kryejnë shërbimin në Kishë. E tani arriti edhe dhurata, për t’i mjekuar sëmundjet. Ishte e nevojshme të flitej për sëmundje e edhe për mjekime, sepse çdo operacion, që të përfundojë me sukses, duhet të paraprihet nga diagnoza e saktë e nga analizat e kujdesshme!

Dhurata e Papës Bergoglio është përkthimi në gjuhën italiane i një libri  të eprorit të tretë të Jezuitëve, atë Claudio Acquaviva. Tre muaj më parë - kujtoi Françesku në përfundim të fjalimit drejtuar Kuries - doli një botim shumë i mirë në italisht, realizuar nga atë Giuliano Raffo, që vdiq këto kohët e fundit. Përkthimi është shumë i bukur, i bërë mirë, e besoj se do të mund të japë ndihmesën e vet, si dhuratë për Krishtlindje. Prandaj më pëlqen t’ia dhuroj secilit nga ju. 








All the contents on this site are copyrighted ©.