2016-12-22 12:37:00

Papa para Kuries romake kujton të gjitha pikat e reformës


“Takimi jonë ka filluar duke folur për domethënien e Krishtlindjes si përmbysje e kritereve tona njerëzore, për të nënvizuar se zemra dhe qendra e reformës është Krishti (Kristocentrizmit)”. Kështu tha Papa Françesku, në mbarim të fjalimit drejtuar anëtarëve të Kuries Romake, me rastin e urimeve tradicionale të Krishtlindjes.

Në qendër të fjalimit të Papës, në audiencë me Kurien romake, në Sallën Klementina në Vatikan, tema e reformës. Ati i Shenjtë Bergoglio analizoi reformën e Kuries romake dhe kujtoi disa kritere udhëheqëse, nënvizoi domethënien, misionin dhe funksionin që kanë dikasteret e organizmat e tjerë të Kuries, që, theksoi ai, bashkëpunojnë me Papën dhe atë e ndihmojnë në drejtimin dhe shërbimin e Kishës universale.

Papa Françesku u kujtoi anëtarëve të Kuries  edhe “hapat që janë realizuar” deri më tani në fushën e reformës së Kuries romake “ duke iu përmbajtur kritereve-udhëheqëse, rezultat i rekomandimeve që janë shpreh nga Kardinajtë gjatë Mbledhjeve plenare para Konklavit të fundit, nga COSEA, Këshilli i Kardinajve, nga Krerët e Dikastereve dhe persona e ekspertë të tjerë”.

Ati i Shenjtë Bergoglio përmendi, pikë për pikë, kirografët, motu propio-t dhe vendimet e marra lidhur me Ior-in, financat, organigramën e zyrave të Kuries romake, luftimin e pedofilisë dhe sistemin e komunikimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.