2016-12-21 14:16:00

Me Krishtlindje, Hyji lidhët me natyrën tonë njerëzore


Me Krishtlindje, Hyji Atë lidhët përgjithmonë me natyrën tonë njerëzore. Çdo ditë e më tepër po i afrohemi festës më të bukur e më tërheqëse të vitit, Krishtlindjes. Çdo besimtar i krishterë e ndien gëzimin e kësaj së kremteje. Pse? Kush është Ai që sjell këtë gëzim?

Të gjitha këto e pyetje tjera kanë vetëm një përgjigje: Zoti me ne – Emanueli. Pra, Hyji i Mishëruar, që na krijoi nuk deshi assesi të rri larg nesh, as nuk na lëshoi kurrë doret, por erdhi në mesin tonë, mori natyrën tonë njerëzore për të na komunikuar e dhuruar Jetën e vërtetë. Zoti erdhi e vjen në historinë e njerëzimit, e tani, Ai pret të hyjë në zemrën e secilit prej nesh. Po Ai e respekton lirinë e vendimit tonë njerëzor, duhet ne, pra, t’ia hapim portën e zemrës që të mund të vijë në ne.

Në asnjë kohë nuk e ndiejmë veten më afër Zotit dhe njëri-tjetrit sa në këto ditë të mëdha të Krishtlindjes, që karakterizohet nga bashkimi e afrimi me Zotin dhe me të afërmin tonë.

Urojmë që Drita e Foshnjës Hyjnore të Betlehemit të depërtojë në zemrën e çdo njeriu vullnet mirë e kështu të shkëlqejë paqja, pajtimi e dashuria në familjen mbarë njerëzore. 








All the contents on this site are copyrighted ©.