2016-12-15 16:28:00

Egjipt: Imami i al Azhar viziton Patrikun Tawadros pas masakrës në kishë


Shehu Ahmed al Tayyib, Imam i madh i al Azhar, udhëhoqi delegacionin e nivelit të lartë të Qendrës teologjike sunnite, i cili shkoi dje për vizitë në selinë e patriakanës kopte-ortodokse, për t’i bërë ngushëllimet Patrikut Tawadros II dhe gjithë Kishës kopte, pas masakrës, kryer të dielën e kaluar në kapelën e Boutroseya, ngjitur me katedralen e Shën Markut, që shkaktoi  vdekjen e  më se 28 personave.

Sulm kundër unitetit të popullit egjiptian

Në shënjestër të sulmeve terroriste, që nuk bëjnë dallim ndërmjet të krishterëve e myslimanëve - kujtoi lideri sunit - është uniteti i popullit egjiptian, ndërsa agjencitë e terrorrit, që e gjakosin Egjiptin, i kanë bazat e tyre jashtë vendit e planet dhe jermet e tyre do të përfundojnë duke i shtypur edhe ata vetë - me gjithë forcat e grupet e pushtetshme - të cilat u kishin premtuar, në fillim, mbrojtje e bashkëveprim. Patriku Tawadros, nga ana e tij, kujtoi 14 shekuj bashkëjetesë ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, të cilët jetojnë në Egjipt, një histori shumë e gjatë, që i ndihmon edhe t’i përballojnë së bashku provat e trazirat, për ta ndërtuar Atdheun e përbashkët.

Is pranoi autorësinë e atentatit

Ndërkaq u përhapën përmes internetit mesazhet e Shtetit të vetëshpallur Islamik (Daesh), i cili e pranoi autorësinë e masakrës mbi koptët, duke e ngritur në qiell kamikazen Abu Abdullah, që u  hodh në erë së bashku me kryqtarët, duke lënë pas 80 të vdekur e të plagosur.








All the contents on this site are copyrighted ©.