2016-12-11 15:59:00

Laos, të Lum të rinj. Papa: janë inkurajim për misionarët!


Në Vientiane të Laosit, kryeqytet  i Vendit jug-lindor aziatik, u kremtua sot Mesha solemne me ritin e Lumnimit të 17 martirëve, vrarë në Laos ndërmjet viteve 1954 e 1970 nga milicët komunistë të Pathet Lao. Ndër ta, misionari Mario Borzga, meshtar i Kongregatës së Misionarëve Oblatë të Zojës së Papërlyer dhe Pauli Thoj Xyooj, laik e katekist, vdekur më 1960. Don Mario u zhduk më 25 prill 1960 kur, së bashku me katekistin laik Pauli, po vizitonte disa fshatra në veri të Laosit, banorët e të cilëve dëshironin ta njihnin më mirë Ungjillin e Krishtit. Që aso kohe nuk pati më asnjë lajm për ta, deri kur u zbulua se ishin vrarë nga disa luftëtarë të Pathet Lao, kundërshtarë të pranisë së misionarëve të huaj. Atë Mario ishte 27 vjeç, Pauli, 19. Procesi mbi martirizimin e tyre u zhvillua në dioqezën e Trentos, nga viti 2016, deri në vitin 2008. Më 5 maj 2015 Papa Françesku njohu martirizimin e tyre  nga urrejtja për fenë.

U lumnua sot, edhe Jozef Thao Tien, prift dioqezan, me 10 shokë, priftërinj të Shoqërisë së Misioneve të Jashtme të Parisit dhe të Kongregatës së Zojës së Papërlyer, si dhe 4 shokë të tyre, laikë. (vdekur ndërmjet viteve 1954-1970).

Në kremtimin solemn Papën e përfaqësoi kardinali Angelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve.

Ndërsa Papa, në lutjen e sotme të Engjëllit të Tënzot, theksoi se janë inkurajim për misionarët!

 








All the contents on this site are copyrighted ©.