2016-12-09 13:18:00

Vatikan: Selia e Shenjtë lidh marrëdhënie diplomatike me Mauritaninë


“Selia e Shenjtë e Republika Islamike e Mauritanisë, duke dashur të siguronin marrëdhënie miqësore të anasjelltë, kanë vendosur me pëlqimin e përbashkët të lidhin mes tyre marrëdhënie diplomatike”. Kështu njofton Salla e Shtypit e Vatikanit duke shpjeguar se marrëdhëniet diplomatike janë vendosur “në nivelin e Nunciaturës apostolike nga ana e Selisë së Shenjtë dhe në nivelin e ambasadës nga ana e Republikës Islamike të Mauritanisë”.

Me Mauritaninë bëhet 181 Shtetet që kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Këtyre duhet shtuar  Bashkimin Evropian e Urdhrin Sovran Ushtarak të Maltës, si dhe Misionin e Përhershëm të Shtetit të Palestinës.








All the contents on this site are copyrighted ©.