2016-12-08 15:44:00

Papa Françesku, pranë popullsive të Sumatrës, dëmtuar rëndë nga tërmeti


Papa Françesku, sot pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, gjatë përshëndetjeve drejtuar turmës së mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, njerëz të ardhur nga anë e anës të botës, familje, grupe famullitare, e shtegtarë të tjerë, kujtoi Indonezinë, e posaçërisht, në ishullin Sumatra, dëmtuar nga një tërmet i fuqishëm. Ja fjalët e Atit të Shenjtë Bergoglio: “Dje një tërmet i fortë dëmtoi ishullin e Sumatrës, në Indonezi. Dëshiroj të siguroj se lutem për viktimat e për familjarët e tyre, për të plagosurit e për ata, që humbën shtëpitë. Zoti i dhashtë forcë popullsisë dhe e mbështetët veprimtarinë e ndihmës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.