2016-12-05 14:47:00

Toka Shenjte: dhunohet varreza e krishterë e Kfar Yassif


Patriarkati latin i Jeruzalemit, në bashkim me të gjitha Kishat e Tokës Shenjte, dënoi  ashpër aktin e vandalizmit, kryer në varrezën e krishterë të Kfar Yassif, qytet i Galilesë, 11 kilometra në veri-lindje të Acri-t, ku të enjten e kaluar u gjetën disa shkrime e grafite blasfeme në gjuhën arabe mbi muret e varrezës e edhe mbi lapidaret e disa varreve.

Në komunikatën, përhapur përmes mediave të veta zyrtare, Patriarkati Latin  u shpreh afërsinë dhe solidaritetin familjeve të të vdekurve  varrosur në varrezën e dhunuar dhe kërkon nga forcat e policisë t’i zbulojnë sa më shpejt  autorët e këtyre akteve vandale. 








All the contents on this site are copyrighted ©.