2016-12-02 12:13:00

Tirana kujton “Çerek shekulli marrëdhëniesh mes Shqipërisë e Vatikanit"


Në Tiranë u mbajt sot një konferencë mbi 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Vatikanit dhe Shqipërisë, organizuar nga Ministria e punëve të Jashtme të Shqipërisë. “Çerek shekulli marrëdhëniesh të tjera mes Shqipërisë dhe Vatikanit".  Ky titulli i konferencës përkujtimore, që u mbajt sot, 2 dhjetor, në ora 9.00 në Tiranë, në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Konferenca pati si qëllim të nxjerrë në pah marrëdhëniet e ndërsjellta ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, në këto 25 vite pas rënies së regjimit komunist.  Konferenca u hap me përshëndetjen e Ministrit të Jashtëm të qeverisë së Shqipërisë, SH.T. Zoti Ditimir Bushati.  Më pas folën Nunci Apostolik, Sh.T. Mons. Diego Causero, i Dërguar i posaçëm i Selisë së Shenjtë për këtë rast dhe i pari i Ngarkuar me Punë i Selisë së Shenjtë në Nunciaturën Apostolike në Tiranë, e ish Nunc Apostolik në Zvicër. Gjithashtu foli në Konferencë edhe Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, SH.T. Imzot Angelo Massafra o.f.m. njëkohësisht edhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, i cili vuri në pah veprimtaritë e Kishës katolike, në fusha të ndryshme, gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Kumtesa kryesore u mbajt nga Dr. Dom Nikë Ukgjini, historian e docent pranë Insitutit Filozofiko-Teologjik të Shkodrës, me titull: "Reflektime nga historia e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan". 

Përmes një videokonference të pranishmit i përshëndeti edhe Ambasadori parë i Shqipërisë në Vatikan, në periudhën pas komuniste, Zotin Vili Kamsi. Më pas u projektua një film i shkurtër nga Ekspozita fotografike kushtuar jetës dhe veprës së shenjtorës Nënë Tereza. Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit i MPJ paraqiti një ekspoze  historike me pasuritë arkivore të MPJ mbi vendosjen e marrëdhënieve Diplomatike të Shtetit Shqiptar me Shtetin e Vatikanit.

Po kujtojmë, së fundi, se rifillimi dhe vijimi i këtyre marrëdhënieve, u realizua më datën 7 shtator 1991, në rang Nunciature Apostolike për Selinë e Shenjtë,  e më datën 22 prill 1993, me Ambasadorin për Republikën e Shqipërisë. Këto 25-vjet marrëdhënie diplomatike nisën më 22 tetor 1991, kur u emërua Nunci i parë apostolik, ipeshkvi indian, më pas kardinal, Ivan Dias, paraqiti letrat kredenciale pranë Presidentit të Republikës, asokohe Sali Berisha, më 18 dhjetor 1991. Më pas emërohej edhe Ambasadori i parë i Shqipërisë pranë Selisë Apostolike, profesor  Willy Kamsi, i cili ia paraqiti Letrat kredenciale Papës Gjon Pali II, më 22 prill 1993, pak para se të shtegtonte për vizitën historike në Shqipëri.

Më hollësisht për veprimtarinë e sotme na informon zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Gjergj Meta, i cili përgëzon edhe ipeshkvin e ri të Tiranës, imzot George Frendo, që fillon shërbimin nesër...








All the contents on this site are copyrighted ©.