2016-12-02 11:56:00

Nënë Tereza në Poliklinikën Gemelli


Sot, në orën 15.00, pranë Sallës Brasca të Poliklinikës “Gemelli”, në kuadrin e ekspozitës fotografike “Nënë Tereza - Jeta, përshpirtëria, mesazhi”, përuruar më 21 nëntor, u mbajt një takim i titulluar “Feja, shkenca, dashuria e krishterë – Nënë Tereza dhe Universiteti Katolik”. Takimin e hapi imzot Claudio Giuliodori. Pas tij e mori fjalën edhe kardinali Angelo Comastri, mëkëmbës i përgjithshëm i Shenjtërisë së tij për Shtetin e Qytetit të Vatikanit.

Posaçërisht e fortë, lidhja ndërmjet Universitetit Katolik, me Fakultetin e Mjekësisë e Poliklinikën Gemelli dhe Nënë Terezës, së cilës më 1981 i qe dhënë Laura Honoris causa në mjekësi e kirurgji, gjatë një ceremonie jashtëzakonisht prekëse, kryesuar nga Rektori i asokohshëm, profesor Giuseppe Lazzati.  








All the contents on this site are copyrighted ©.