2016-12-02 18:35:00

Global Forum 2016 në Vatikan. Do të flasë Papa


Sot e nesër, mbahet në Vatikan, Global Forum 2016 i Fortune/Time, organizuar nga Time Inc., një nga shtëpitë më të mëdha botuese të mediave në botë. “Frymëzuar nga fjalët e Papës për vende më të mira e më të shumta pune, për begati më të madhe e për mënyra afatgjata për lehtësimin e kushteve të jetesës së nevojtarëve, tema e Global Forum 2016 është ‘Sfida e shekullit XXI: të plazmojë një Kontratë të re Shoqërore’”, shpjegohet në një notë.

         Këto dy ditë po diskutohet për nevojën e një sistemi ekonomik global, i cili të marrë përsipër inkurajimin e rritjes e të zhvillimit, por duke i shpërndarë përfitimet më gjerësisht. Në fund të konferencës do të flasë Papa Françesku.








All the contents on this site are copyrighted ©.